Connect with Us

Vila luksoze e Veliajt në plazhin e Qerretit

Aktualitet

Vila luksoze e Veliajt në plazhin e Qerretit

Publikuar

-

Kushtet aspak normale dhe mësimi me turne në shkollat e kryeqytetit për kreun e Bashkisë së Tiranës do të zgjidhen brenda muajit me super investimin e bërë nga ‘bujaria’ e arkës së Bashkisë.

Bëhet fjalë për bujën e madhe me të cilën është prezantuar rikonstruksioni i ‘oazit’ të vetëm për balerinët e rinj të vendit, Shkollën e Baletit.

Prej dy ditësh në rrjetet sociale, portale, edicione informative, por sigurisht edhe tek ERTV, është promovuar videoja e rradhës lidhur me Super Investimin e Lali Erit, që nuk është asgjë tjetër veçse përmbushje e detyrueshme kundrejt taksapaguesve dhe banorëve të kryeqytetit, e detyrës së tij si qytetar i parë i Tiranës.

Por, prezantimi i ‘ndjerë’ i investimit, përmes ligjëratës me terma teknikë dhe plot dhembshuri për shkollën e re ngjasonte me entuziasmin e çiftit të ri që flet për shtëpinë e re. Sistem chilleri, parket arlekin, komoditet, hapësira, shumë përkushtim dhe një supër investim janë fjalët kyçe të kreut të Bashkisë që me shumë gjasa i ka të freskëta edhe nga investimet personale. Ndërsa, shumë prej shqiptarëve nuk kanë ende një mundësi për të bërë pushime, jo shumë larg Tiranës, në Qerret, Erion Veliaj i gëzohet një super vile, e cila padyshim është një super investim i rradhës.

Edhe pse pamjet flasin qartë, gjithë eksperienca e marrë nga detyra e re në rikonstruksione, instalime, shtrime pllakash e sheshesh dhe investime me vizion që janë bërë për qytetin, do të pasqyrohet detyrimisht edhe tek luksi i vilës së plazhit. Por, nëse investimet për shkollat dhe kopshtet bëhen nga shteti dhe bashkia, për vilën e Lali Erit kush ka investuar? Të jetë blerë vallë me kursimet e fundit të mamit apo derisa të gjendet alibia perfekte, hë për hë s’do pushojmë fare nga Kavaja?

“Boom.al”

Sa vila ka Erion Veliaj?

Ndërsa portali “Boom.al” ka publikuar foton e një vile të re të Veliaj në Qerret më herët mediat kanë publikuar një tjetër vilë superlukzose të porositur nga bashkëshortja e tij në periferi të Tiranës. Media sociale kanë botuan dokumentat origjinale të projektit dhe të ndërtesës të vilës luksoze dy katëshe në mermer dhe materiale të tjera të cilësisë së lartë prej 600 mijë eurosh të Erion Veliajt.
Dokumentat, kontrata me firmën e ndërtimit Prime Capital dëshmojnë se vetëm ndërtimi kushton 200 mijë euro, këtu nuk përfshihet arrendimi i brendshëm fabuloz shumë më i kushtueshëm se sa ndërtimi. Të gjitha dokumentat janë firmosur nga bashkëshortja e Erion Velisë, Ajola Xoxa, me të cilën Erioni u martua duke bërë me paratë e ministrisë së tij dasmën me dy raunde në Kështjellën e Gjirokastrës dhe në Pezë!

LEXO EDHE:  Ilir Meta “dashnori” i Erion Veliajt

Pyetja që shtrohet është sa vila ka Erion Veliaj dhe ku i ka gjetur këto para për të ndërtuar brenda këtyre katër viteve këto vila? Veliaj tha se dasma e tij në Kalanë e Gjirokastrës dhe më pas në Pezë u bë me kursimet e mamasë. Po qindramilionët e dy vilave mos vallë edhe ato janë ndërtuar me kursimet e mamasë? Çfarë pune kaq fitimprurëse paska bërë mamaja e Erionit?

E vërteta është ndryshe nga ajo që pretendohet. Jeta e luksit të kryebashiakut hajdut të Tiranës ecën në gjurmët e shefit të madh në qeveri përmes vjedhjes së abuzimeve miliona euroshë nga tenderat dhe lekët e ndërtimit. I babëzitur në vjedhje e ka shndërruar Tiranën në një masakër betoni ku ndërtuesit duhet të japin si ryshfet nga një kat tek lali plehu në të kundërt nuk mund të marrin lejen e ndërtimit. Ndërkohë tenderat janë skandalozë në Bashki dhe fitohen në mënyrë të paracaktuar dhe me fonde afër vlerës limit ose me prokurim të drejtpërdrejtë.

Janë këto vjedhje dhe abuzimeve skandaloze me paratë e taksapaguesve të Tiranës që i mundësojnë Veliajt jetën e luksit me disa vila dhe shpenzime marramendëse si ato të dasmës. Se si pastrohen paratë e korrupsionit të Veliajt dhe takëmit të Ramës, kjo është e qartë dhe në ndihmë u vijnë edhe bankat si ajo e bashkëshortes së kreut të qeverisë, të cilët janë të regjistruara në parajsat fiskale pikërisht për të humbur gjurmët e këtij korrupsioni galopant./RD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Video/Erion Veliaj flet për shtatëzëninë e bashkëshortes

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i radhës i Veliajt/ Si gënjeu për trofeun e Vjenës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Sherri i sajuar në Qytet Studenti/ Basha: Erdhi me urdhër nga lart

LEXO EDHE:  Ilir Meta “dashnori” i Erion Veliajt

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: