LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Polici “gangster” arreston faturinon/ Nuk pranoi t’i paguante biletën

16 Gusht 2017, 08:07, Aktualitet CNA

Një polic ka arrestuar ditën e sotme një faturino në linjën e autobuzave të Kamzës. I riu me detyrën e faturinos i kishte kërkuar biletën, por polici nuk kishte pranuar ta paguante duke u justifikuar me detyrën e tij si polic.

Pas debateve faturinoja e kishte zbritur nga autobuzi policin, i cili në ato momente ishte pa uniformë. Ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe polici ka thirrur shokët e tij policë për të arrestuar faturinon. E gjithë ngjarja është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale nëpërmjet qytetarit dixhital.

Statusi i plotë:

Sjellje prej gangsteresh me uniforme ndaj fatorinos qe i kerkon bileten!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“Prsh kemi nje rast sot ne autobuzin e kamzes, nje polic pa uniform po kercenonte fatorinon, per ceshtje bilete, fatorino e zbriti ne tok pastaj ai shfrytezoj detyren me shoket e tij gangester me uniform duke arrestuar fatorinon.. kam video por ju lutem anonim, ai pa uniforme eshte polici gangesterr”./CityNews

Lajmet e fundit nga