Connect with Us

Mesazhi prekës i Ramës për Ylli Popën/Lamtumirë Profesor! Shembull i çmueshëm!

Aktualitet

Mesazhi prekës i Ramës për Ylli Popën/Lamtumirë Profesor! Shembull i çmueshëm!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Ylli Popa.

Në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshëm tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri.

Më tej, në mesazhin e tij, Rama iu shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit për këtë humbje të madhe.

LEXO EDHE:  Ndjekja penale e naftëtarëve të Ballshit/ PD: Vendim kriminal, Ramën e ka kapur paniku

“Lamtumirë Profesor! Ylli Popa la pas një kujtim të mirë tek të gjithë ata që e njohën dhe një shembull të çmueshem tek të gjithë ata që jetuan momentet e kalimit nga diktatura në liri. Ngushëllime familjes”, shkruan Rama./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma deklaratë të fortë/ Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen

Publikuar

-

Nga

Grida Duma deklaratë të fortë/ Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen

Anëtarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke folur për rastin e Manjola Cakonit, është shprehur se kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen. Këtë deklaratë znj. Duma e bëri në studion e emisionit “Ilva Now”.

“Unë jam gjithmonë një partizane e politikës së problemeve të përditshme. Kemi vuajtur në historinë e tranzicionit nga deliri i madh. Shqipëria vuan nga problemet e vogla. Unë kam pasur kontakte me familjarë të znj. Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë. Ajo tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të ZallHerrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra. Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, panë kryeministrin tek shtrati i spitalit.



Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmimi, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo këtë gjë, po të kishte kujdes të vërtetë psikologjik,. ajo e thotë në intervistë: që unë në raste se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet” , tha Duma.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati me tritol/ Flet drejtori i Traumës: Prend Gjini në gjendje kritike për jetën

Publikuar

-

Nga

Atentati me tritol/ Flet drejtori i Traumës: Prend Gjini në gjendje kritike për jetën

Gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në “Vasil Shanto” pasi iu bë atentat me tritol, mbetet kritike.

Kështu është shprehur  në një lidhje telefonike me Neës 24 drejtori i Spitalit të Traumës  Arben Zenelaj.

“Ka mbërritur në gjendje të vështirë për jetën, është në operacion dhe po operohet. Situata mbetet në vështirësi.



Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.” tha Zenelaj./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Rama është negociator i brishtë”/ Lubonja: Ja pse nuk duhet të shkojë në Bjellorusi

LEXO EDHE:  Ndjekja penale e naftëtarëve të Ballshit/ PD: Vendim kriminal, Ramën e ka kapur paniku

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Tiranë/ Zbulohet identiteti i të plagosurit, vëllain ia vranë një vit më parë

Publikuar

-

Nga

Armando Gjini

Zbulohet identiteti i personit të plagosur nga shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur Prend Gjini, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Drejtori i policsë së Tiranës Rebani Jaupaj zbuloi se Gjini është futur në sallë për operim, ndërkohë që nga shpërthimi ka mbetur i lënduar edhe një shtetas italian që ka qenë duke kaluar rastësisht pranë makinës.

Raportohet se familjes Gjini i është bërë atentat edhe më parë. Në gusht të vitit 2019, vëllait të Predn Gjinit, iu bë atentat teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Benz” së bashku me familjen.



Armando Gjini njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike.

LEXO EDHE:  Menjëherë pasi largoi të gjithë drejtuesit e spitaleve/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Kujdes se…

LEXO EDHE:  Basha si Rama/ Bën video-selfi nga makina

Gjini u arrestua më 12 maj të 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Kanani, së bashku me 37 persona të tjerë. Atyre iu sekuestruan 8 ton drogë.

Ndërkohë, për atentatin e ndaj Armando apo Tonin Gjinit, nuk është zbuluar ende autori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE