LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmohet zyrtarisht prezenca e shtatëdhjetë partive fantazma

16 Gusht 2017, 08:32, Aktualitet CNA

Pas mbylljes së procesit të zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 25 qershorit 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurën e auditimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike. Mirëpo ka ndodhur që grupi i ngritur për këtë qëllim ka hasur në vështirësi pasi gjatë ushtrimit të detyrës ka rezultuar se shtatëdhjetë parti nga njëqind e njëzetë që rezultojnë të jenë të regjistruara, nuk u gjendet as name e as nishani. Çka janë etiketuar nga KAZ si ?parti fantazma?, nga që nuk  ka asnjë të dhënë, edhe pse ato figurojnë të regjistruara në gjykatë. ?Të vetmet që mund të auditohent janë partitë parlamentare, ndërsa për të tjerat po hasim shumë vështirësi?, thanë burime zyrtare pranë strukturës audituese të KQZ, për gazetën ?Sot?.

Në fakt prezenca e partive ?fantazma? nuk është zbulim i tanishëm, por ka dalë në krye pasi për të parën herë që nga viti 2009, KQZ është angazhuar seriozisht për auditimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të subjekteve politike. Gjithsesi ?fantazmat? do të vijojnë të jenë prezente për sa kohë të funksionojë ky ligj zgjedhor, që e stimulon  fenomenin. Ekspertët shprehen se shfarosjen e subjekteve politike fantazma mund ta bëjë vetëm një  reformë zgjedhore që të ndryshojë me themel ligjin aktual. / CityNews

Lajmet e fundit nga