LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Venecias kundër PD për votimin/Dhe abstenimi, zgjedhje politike

16 Gusht 2017, 07:37, Aktualitet CNA

Komisioni i Venecias nuk e njeh konceptimin e votimit si detyrim për zgjedhësin. Gjithcka rekomandon është fshehtësia e votës dhe e listës së votuesve, në përputhje me parimet bazë të rashëgimisë zgjedhore europiane. Dhe ky konsiderohet një element i kapërcyer në diskutimet ndër vite për reformën zgjedhore shqiptare, siç pohojnë ekpsertët dhe politikanët që kanë qenë të pranishëm.

Abstenimi konfirmohet si zgjedhje politike në Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisonit të Venecias, siç njihet Komisioni për Demokraci Përmes Ligjit.

Dhe abstenimi në një proces zgjedhor është që të mos paraqitesh në qendrën e votimit, teksa kur zgjedh të shkosh je para shënimit të preferencës, duke skualifikuar automatikisht të tjerët në garë.

Duke mos e njohur votimin si detyrim, Komisioni i Venecias gjithçka rekomandon është fshehtësia e votës dhe mospublikimi i listës së votuesve, në përputhje me 5 parimet bazët të trashëgimisë zgjedhore europiane: zgjedhjet universale, të barabarta, të lira, të fsheta dhe të drejtpërdrejta.

Konkretisht tek udhëzuesi për fshehtësinë e votës në pikën 54 specifikohet e dreja për të mos zgjedhur nëse askush nuk ta mbush mendjen. Në thuhet se ?meqë abstenimi mund të pasqyrojë një preferencë të caktuar politike, lista e personave që ka votuar nuk duhet të botohet?.

Kjo pasi të dhënat e listës së zgjedhësve të komisionit me firma janë të dhëna sensitive. Dhe ky është një argument i përdorur fort në 2009 nga vet Partia e Demokratike e nënkryeyarit aktual Edmond Spaho, i cili beson se një ndër rrugët e ardhjes së PD-së në pushtet është që indiferentët të detyrohen me ligj të votojnë.

Në 2009-ën kërkesa Edi Ramës për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, u refuzua pikërisht me arsyetimin se ato konsiderohen të dhëna sensitive dhe se abuzimi me emrat e zgjedhësve që nuk votojnë nuk është përgjegjësi e zgjedhësve, por e administratës.

Thelbi i sanksionuar dhe në kapitullin e tëd rejtave polike në Kushtetutën tonë është se qytetari ka të drejtën për të zgjedhur.

Dhe sic pohojnë dhe burime pranë grupit parlanentar demokrat dështimi nuk mund ta kthejë një të drejtë në një detyrim.

Ndër 22 vendet që e kanë votimin të detyrueshmëm me ligj, kryesisht nuk janë në hartën e vendeve demokratike, me përjashtim të Belgjikës që e ka si detyrim pa ekuivok, apo të Greqisë që nuk e ka në këtë nivel.

Në çdo rast nëse abstenimi konsiderohet si një e drejtë për të treguar zgjedhje politike, automatikisht detyrimi bie ndesh.

Ndaj kjo ide nuk gjen mbështetje as mes demokratësh, por në tërësi mes ekspertësh e politikanësh që ndër vite janë marrë me reformën zgjedhore.

Ata i thanë ABC News se ky është një argument që është diskutuar dhe më herët në kaudër të reformës zgjedhore, por nuk ka gjetur mbështetje dhe ndër rekomandimet që kemi marrë nga Komisioni i Venecias, një i tillë nuk ka figuruar kurrë./abc news

Lajmet e fundit nga