LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kapriçot” e motit/ Nxehtësi dhe rrebeshe, çfarë pritet të ndodhë në vijim

16 Gusht 2017, 11:33, Aktualitet CNA

Fundi i kësaj jave pritet t?i rrisë temperaturat deri në 37 gradë celcius, ndërsa pas fundjavës do të kemi një rikthim të reshjeve të shiut.

Rritja e temperaturave kulmon të enjten – të premten por mbetemi në periferi të valës së të nxehtit duke bërë që temperaturat të ngjiten maksimalisht në 36 – 37°C. Të dielën në mbrëmje dhe gjatë së hënës pritet një tjetër stuhi dhe shira në pjesën më të madhe të territorit. Por, sërish pas stuhisë, do të jetë mot kryesisht i kthjellët dhe me rënie e temperaturave me 5 – 6°C, e cila do të jetë më e ndjeshme në vlerat e mesditës, raporton Meteroalb./CityNews

Lajmet e fundit nga