Connect with Us

Gazetari i Top Channel sulmon Andi Bushatin/ Paratë që u vodhën në Bankën e Shqipërisë financuan portalin tënd

Aktualitet

Gazetari i Top Channel sulmon Andi Bushatin/ Paratë që u vodhën në Bankën e Shqipërisë financuan portalin tënd

Publikuar

-

Gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri ka sulmuar në rrjetet sociale analistin, Andi Bushati.

Arsye për këtë “sulm” është bërë një analizë e Bushatit mbi një kronikë për investimet e huaja të transmetuar nga Top Channel, të cilën e konsideronte si mashtrim.

Tomorri ka shkruar se Bushati nuk e ka lexuar fare raportin dhe e akuzon se 7.2 milionë dollarët e vjedhura në Bankën e Shqipërisë kanë financuar portalin e tij.

Postimi i plotë:

Replike me nje ekonomist lapsaxhi

Si asnjëherë më parë, sot lexova deri në fund një analizë të Andi Bushatit, ku ky i fundit merrej gjerë e gjatë me një kronikë për investimet e huaja, që u transmetua dje në Top Channel. Në analizë, Bushati e cilësonte kronikën si mashtrim, ndërsa autorin e saj, edhe pse pa përmendur emrin, e quante furçaxhi të Ramës. Autori i kronikës jam unë.

Sipas Bushatit kronika ka deformuar raportin e OKB, me qëllim që t’i shkojë për shtat propagandës Rilindëse. Megjithatë nëasnjë rresht të shkrimit, nuk përmendet se cili tregues është deformuar apo cili fakt është shtrëmbëruar. (Ky është raporti http://unctad.org/…/dite_dir/docs/ëir2017/ëir17_fs_al_en.pdf. Ndërsa kjo është kronika http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=361641).

Një kolegu ynë, figurë shumë e njohur në media, tregon gjithmonë një anektodë kur do të përshkruajë fenomenin e analistëve gjithologë në Shqipëri. Anektoda është kjo: “Shiko Bushatin. Analizon çdo gjë edhe pse ska asnjë mendim të vetin.”

Siç duket, edhe këtë herë Andit ka nisur t’i duket vetja ekonomist me mendime të marra borxh.

Duke lexuar shkrimin kuptova dy gjëra. E para që Bushati nuk e ka lexuar fare raportin, të cilin pretendon se unë e kam deformuar. Dhe e dyta, mësuesit që u mësonin matematikën pasardhësve të ish bllokmenëve komuniste paskan qenë po aq injorantë sa bllokmenët.

Në klasën e gjashtë a të shtatë, në mos gaboj, në matematikë mësohet koncepti i peshës specifike. Është një koncept i thjeshtë, i cili shpjegon se ç’pjesë e së tërës vjen nga një faktor i caktuar. Fjala vjen nëse prodhimi total i një ekonomie është 100 lekë, dhe nga këto 20 lekë i jep bujqësia, atëherë pesha specifike e sektorit të bujqësisë është 20 për qind.

LEXO EDHE:  Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Sipas raportit të OKB, Shqipëria është një nga vendet me peshën specifike më të lartë të investimeve të huaja në rajon. Aktualisht në çdo 100 lekë që investohen në ekonominë shqiptare, 30.9 lekë vijnë nga jashtë dhe 69.1 lekë janë investime të brendshme të biznesit vendas ose qeverisë. Në Europën Juglindore pesha e investimeve të huaja ndaj totalit të investimeve në ekonomi është 26.3 për qind ndërsa në Bosnje, Maqedoni dhe Bullgari është më pak se 10 për qind.

Ky ishte dhe qëllimi i kronikës. Të vërë në dukje se investimet e huaja janë bërë shumë të rëndësishme për ecurinë e ekonomisë shqiptare, pasi përbëjnë një peshë të madhe në formimin e kapitalit. Dhe prej këtëj të paralajmërojë se nëse investimet e huaja do të ulen, për shkak të peshës së madhe që kanë, edhe goditja në ekonomi do të jetë e madhe.

Por Andi këtë nuk e kupton. Ai ngatërron peshën specifike me totalin dhe shkruan se lajmi ishte për t’i bërë furça Ramës. Bushat unë jam furccaxhi i Ramës, aq sa kupton ti nga ekonomia dhe investimet.

Në fund edhe një këshillë. Në atë zanatin tënd të analistit edhe mund të mbijetosh me mendime të marra borxh. Por ekonomia është pak sport i vështirë. Prandaj bën mirë të mos shkelësh këtej.

Ndërsa për sa i takon britmave per pavarësinë mediatike, Lapsit tënd i është thyer maja që në ditët e para. Atëherë kur nuk shkruajti dot asnjë rresht për 7.2 milionë dollarët e vjedhura në Bankën e Shqipërisë. Ka nga ata qe thone se disa nga ato para mund te kene financuar edhe germat e Lapsit tend. Por ndryshe nga ty, une sdua te spekulloj./CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Sulmi me thikë në Xhami/ Angelo Massafra shpreh solidaritetin e Kishës Katolike

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Bushati: Opozita të nxjerrë fakte ose...

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Bushati: Opozita të nxjerrë fakte ose…

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE