LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri- Kush është deputeti i LSI që bleu Kafen e Madhe në Shkodër/Pasuri marramendëse

16 Gusht 2017, 07:50, Aktualitet CNA

Politikanët shqiptarë posedojnë pasuri në shifra të çmendura. Shifra marramendëse kap edhe pasuria e deputetit të LSI në Shkodër, Agron Çela. Ky i fundit ka një pasuri të paluajtshme me vlerë miliona euro.

Nga një kërkim i ?Shqiptarja.com? rezulton se deputeti Çela ka blerë Kafen e Madhe në Shkodër, me sipërfaqe 768 m2, me vlerë 900 mijë euro dhe 1.998.000 lekë. Për të mundësuar shumën e lartpërmendur deputeti ka marrë një kredi 850 mijë euro.

Deputeti ka në pronësi një truall me sipërfaqe 300 m2, në plazh Velipojë, me vlerë 734. 400 lekë, truall me sipërfaqe 228 m2 në Shkodër, me vlerë 1. 500. 000 lekë, apartament me sipërfaqe 688 m2, me vlerë 26. 259. 584 lekë etj. Në vitet e mëvonshme, deri në vitin 2016, Agron Çela, deklaron blerjen e një apartamenti 152 m2 në Ulqin, me vlerë 100. 000 euro, në emër të bashkëshortes, veturë 147. 000 euro dhe 500 m2 pyll në Razëm, Malësi e Madhe.

Pasuria fillestare e deputetit, Agron Çela
-Truall dhe ndërtesë me sip. 768 m2 (Kafja e Madhe në Shkodër), me vlerë 900 000 euro dhe 1 998 000 lekë. Financuar nëpërmjet dy kredive bankare me vlerë totale 850 000 euro, si dhe të ardhurat nga shitja 4 000 000 lekë e një apartamenti dhe 3 900 000 lekë të disa ambienteve shërbimi. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 33%.

-Truall me sip. 300 m2, në Pulaj, plazh Velipojë, me vlerë 734 400 lekë. Financuar me të ardhurat nga dividenti të vitit 2010. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 100%.

-Truall me sip. 228 m2, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, me vlerë 1 500 000 lekë. Financuar me të ardhurat nga paga. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 30%.

-Apartament me sip. 688 m2, me vlerë 26 259 584 lekë. Financuar nëpërmjet një kredie bankare me vlerë 200 000 euro si dhe nga shitja 7 000 000 lekë e një dyqani. Pjesa në zotërim e Z. Çela është 100%.
-Bodrum me sip. 18,9 m2, në Rr. “Studenti”, Shkodër, me vlerë 721 375 lekë. Financuar me të ardhurat nga paga.

Pasuria pas deklarimit fillestar
Bashkëshortja Znj. Belma Çela ka blerë, më 18.09.2016, apartament banimi me sip. 152 m2 në Ulqin, kundrejt shumës 100 000 euro.
Bashkëshortja ka blerë, më 22.04.2016, veturë për te tjerë me vlerë 147 000 euro.
Blerë, më 17.02.2016, veturë më të ardhurat nga paga, kundrejt çmimit 100.000 lekë.
Blerë, më 03.03.2016, veturë më të ardhurat nga paga, 260.000 lekë.
Bashkëshortja, pronare me 100 % e një sip. pylli 500 m2, në Razëm, Malësi e Madhe, me vlerë, 100 000 lekë./CityNews

Lajmet e fundit nga