Connect with Us

“Apple” ndryshon logon për herë të parë në shumë vjet/ Zbuloni pamjen e re

Aktualitet

“Apple” ndryshon logon për herë të parë në shumë vjet/ Zbuloni pamjen e re

Publikuar

-

Ndoshta jemi mësuar që gjithmonë të shohim një logo të aplikacioneve të Apple. Që sot e tutje logoja e aplikacioneve të “Apple”  do të jetë  e ndryshme nga ajo e mëparshmja. Ajo çfarë vihet re në logo është ruajtja e ngjyrës blu.

Ndryshimi nuk është se ka qenë  drastik, ajo çfarë ka ndryshuar është vetëm forma e shkronjës “A”, e cila tani vjen më moderne dhe e përshtatur me zhvillimet e fundit teknologjike.

Tashmë nuk do të kemi një laps dhe një penë por një shkronjë të shtypur që përfaqëson “Apple”./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-deputetja e PS-së ‘masakron’ Shahinin/ Nuk të pranuan për lëpirjen tënde, mos u fsheh pas ‘racizmit

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PS-së ‘masakron’ Shahinin/ Nuk të pranuan për lëpirjen tënde, mos u fsheh pas ‘racizmit kombëtar’

Ish-deputetja e PS-së, Edlira Haxhiymeri ka sulmuar ashpër Besa Shahinin, pas largimit nga Ministria e Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet  se Besa Shahini duhet të kishte ikur më herët.

Sipas saj, Kosova dhe Shqipëria kanë mijëra djem dhe vajza me të aftë sesa Shahini, të cilët do të kishin shkëlqyer në krye të arsimit.



Reagimi i plotë i Edlira Haxhiymerit:

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.
Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bênte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?
Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më psrë.
Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.
Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letêr.
Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.
Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete.
Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.
Ik.
Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!
Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!
Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.
Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.
Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.
Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na kanë mësuar këtë.
Ik. Të qoftë rruga e mbarë!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthimi i fuqishëm/ Artan Hoxha: Me minë të telekomanduar

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha akuza e-Albania dhe Ramës/ Ujku po vjen vërdallë, ai nuk ha zogj

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Hoxha deklaroi se sipas informacioneve që ka shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar.

Hoxha tha se shpërthimi i makinës duket si një akt terrorist, pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar dhe në një kohë kur ka pasur shumë lëvizje.



“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Apple merr lejen për të testuar makinat pa shofer

LEXO EDHE:  Apple merr lejen për të testuar makinat pa shofer

Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe”, tha ai në studion e Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Janë zbardhur detajet e para nga shpërthimi i fuqishëm në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka shpërthyer mbi urë, teksa ka qenë duke lëvizur.

Ndonëse paraprakisht u raportua se mund të kishte një viktimë, policia nuk e ka konfirmuar ende diçka të tillë.

Burime nga blutë bëjnë me dije se nga makina është nxjerë një djalë, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës me shenja jete.

LEXO EDHE:  Apple merr lejen për të testuar makinat pa shofer



Dyshohet se makinës mund t’i jetë bërë atentat me lëndë plasëse të montuar në pjesën e përparme të makinës.

LEXO EDHE:  Apple lëshon iOS 10.3 – këto janë risitë

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa pritet të hedhë më shumë dritë mbi shpërthimin e fuqishëm./ CNA.al

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

LEXO TE PLOTE