Connect with Us

Vijojnë lajmet e mira nga moti/Shijoni edhe sot freskinë!

Aktualitet

Vijojnë lajmet e mira nga moti/Shijoni edhe sot freskinë!

Publikuar

-

Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Qytetarët do të kalojnë edhe sot një ditë të freskët, teksa temperaturat maksimale nuk do t’i kalojnë 34 gradë Celcius, njofton meteoalb.

Njoftimi i plotë:

E MARTE: kthjellime dhe vranesira te lehta dominojne motin ne bregdet dhe zonat e uleta por vranesira me te dukshme do te kete ne zonat lindore. Edhe pasditja mbetet ne te njejtat kushte atmosferike ku pjesa me e madhe e vendit te jete me kthjellime dhe vranesirave kalimtare duke perjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku do te kene rrebeshe shiu afat-shkurter, kryesisht ne oret e mbremjes dhe nates.
Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje me 2°C ne te dy vlerat ekstremale te dites duke bere qe minimumi ne rang vendi te shkoje 14 – 15°C ndersa maksimumi 33 – 34°C./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me drogë 7 vjet më parë/ Ekstradohet në Shqipëri 44-vjeçari

Publikuar

-

Nga

U kap me drogë 7 vjet më parë/ Ekstradohet në Shqipëri 44-vjeçari

Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë kapuar dhe ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi R. M., 44 vjeç.



Shtetasi R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Shiu i lë vendin diellit, ja sa do arrijnë temperaturat

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Shiu i lë vendin diellit, ja sa do arrijnë temperaturat

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: “Më datë 27.03.2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beso i Taiwanit “dashurohet” me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Publikuar

-

Nga

Beso i Taiwanit "dashurohet" me Veliajn pas largimit të Ndroqit

Beso i Taiwanit ka urdhëruar sot furça ndaj Lali Erit, nëpërmjet gazetës së tij të cilën e ka regjistruar në emër të një ish-tatimori.

E pretenduar si gazetë e përditshme pas këshillave të dhëna nga këshilltari multifunksional Baton Haxhiu, sot gazeta e Besnik Sulës njohur si Besoja i Taiwanit ka lëshuar një litar të gjatë, duke emëruar defakto Erion Veliajn në krye të PS.

Me skenarë që s’kanë asnjë zgjidhje tjetër Lali Eri merr PS, prandaj dhe sulmohet nga opozita, thotë Beso në shkrimin e porositur prej tij publikuar në gazetën Fjala. Çfarë halli ka Besnik Sula që fillon me furça me gazetën e tij, duke zgjedhur një strategji ndryshe nga kundërshtarët e Veliajt, nuk e bën me sulme por me përkëdhelje?! Në fakt kështu e kanë bërë të gjithë më parë edhe Ylli Ndroqi që sot shpallet si kundërshtari më i madh i Veliajt.



Është qesharake kur kujton faktin se Veliaj urdhëroi që Besos t’i merrej parkingu i Taiwanit për kënd lojrash për femijët dhe pati një përplasje të madhe ku u përdor edhe Ylli Ndroqi. Në atë rast shërbeu si aleat i Besos për të sulmuar Veliajn.

LEXO EDHE:  Ditë vere në shtator ?/ Ja si do jetë moti në vijim

LEXO EDHE:  Surprizon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Ylli, tani është vetëshpallur armik i Veliajt dhe kërkon të shpëtojë pasuritë duke e bërë çështje politike hetimin ndaj tij. Beso nga ana tjetër, dikur aleat i Yllit paska rilindur, duke e treguar publikisht “dashurinë” e tij për Veliajn. Bien e ngrihen një nga një, por tjetër Ylli e tjetër Beso. Pika e bashkimit mund të jetë Lali dhe interesat me bashkinë e Tiranës, por të paktën Beso nuk figuron as trafikant, as i arrestuar dhe as i hetuar për drogë.

Mëgjithse me këtë dashuri publike për Lali Erin duket shumë i “droguar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Publikuar

-

Nga

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn shprehet i shqetësuar shumë për gjendjen: “Këtu shohim se për shkak të kthimit të atyre që kanë qenë me pushime, por edhe për shkak të party të llojeve të ndryshme dhe festimeve familjare në gjithë vendin, ka pasur shpërthime të infektimeve në shumë rajone”, deklaroi Spahn për Deutschlandfunk. Sistemi shëndetësor i Gjermanisë ende nuk ka probleme të përballet me shifrat më të reja të infektimeve, por duhet të jemi “shumë, shumë të kujdeshëm”, tha ai.

Spahn apeloi edhe njëherë tek qytetarët që të mbajnë rregullat higjenike, të përdorin maskat mbrojtëse dhe të mbajnë distancën në çdo rast. “Atje ku përdoret alkooli në party, gjërat mund të zhvillohen shumë shpejt”, theksoi Spahn, i cili paralajmëron se në rastet e tilla përhapja e virusit mund të jetë edhe më e shpejtë se zakonisht, për shkak të atmosferës dhe humbjes së kontrollit. Në Düsseldorf në fillim të shtator është parashikuar të mbahet një koncert me 13.000 persona, i pari këtij lloji në Gjermani, prej shpërthimit të pandemisë.
1226 infektime për një ditë

Më parë Instituti Robert Koch ka kumtuar se brenda një dite janë regjistruar 1226 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Një shifër më të lartë për herë të fundit kemi pasur me 9 maj, kur ka pasur 1251 raste të infektimeve të reja.



Pika kulmore e rasteve është shënuar në prill, kur brenda ditës regjistroheshin deri në 6000 raste pozitive të COVID-19. Shifrat kanë rënë prej atëherë në mënyrë konstante. Por prej fillimit të kthimit të pushuesve nga vendet e tjera në fund të korrikut, numri i të infektuarve po rritet rishtas. Presidenti i IRK, Lothar Wieler thotë se shkaku kryesor i rritjeve të rasteve është mosrespektimi i rregullave.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit, 13 janar 2019

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Ndryshe nga koha e shpërthimit të infektimeve në thertoren Tönnies para më shumë se një muaji, tani kemi të bëjmë me një shtim të numrit të infektimeve në mbarë vendin. Shifrat po shtohen në gjithë Gjermaninë dhe është e pamundur që të kontrollohen të gjitha rastet. Ekspertët kanë frikë se ky zhvillim nuk mund të futet nën kontroll vetëm me disa masa kufizuese.
Në NRW hapen shkollat

Në mbarë vendin me shumë vëmendje po shikohet hapja e shkollave në landin Renania Veriore-Vestfalia (NRW), që është landi me numrin më të madh të banorëve në Gjermnai – 18 milionë banorë. Për rreth 2,5 milionë nxënësit e këtij landi, që mësimet do t’i ndjekin në 5500 shkolla, është futur obligimi i mbajtjes së maskave në shkolla dhe në mësim. Nga ky obligim janë përjashtuar vetëm nxënësit e shkollave fillore. Ata nuk janë të obliguar të mbajnë maska në mësim, por duhet të mbajnë maska në korridore dhe në oborr të shkollës. Në këtë land do të shihet shumë shpejt nëse ky koncept vërtet mund të funksionojë.

Prej shpërthimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 218.519 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur gjashtë persona. Ndërsa numri i të vdekurve në Gjermani ka arritur ndërkohë shifrën prej 9207 persona. Shefi i Institutit Robert Koch, Wieler thotë se deri të hënën janë regjistruar si të shëraur rreth 198.800 të infektuar. RKI pohon se shifrat duhet të merren me rezervë sepse prej lajmërimit deri tek përpunimi i shifrave kalon një kohë e caktuar, ndaj shifrat edhe mund të dallojnë në realitet./DW

LEXO TE PLOTE