LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U fut dhe e kapi për flokësh”/ Si e dhunoi shkodrani të fejuarën në mes të lokalit

15 Gusht 2017, 17:55, Aktualitet CNA

Një skenë dhune ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Shkodër, ku një qytetar ka dhunuar të fejuarën e tij sepse zbuloi se e tradhtonte.

Sipas një mesazhi të një qytetari të publikuar nga Shkodra.News, shkodrani është futur në lokal dhe e ka kapur për flokësh partneren e tij, e cila ishte aty me një të dashur tjetër.

Ajo që e habit qytetarin është se as i dashuri dhe as të pranishmit e tjerë nuk reaguan fare.

?Pershnetje shkodra. Sot ndodhi dicka marre me e pa dhe degju kush mu ne nje lokal pak si ne periferi te qytetit. Nje djale rreth 30 vjec gjeti mesa duket ne kafe te fejumen me nje tjeter. Un i kisha vec dy tavolina ma larg. Ca skene. Me erdhi keq per at vajzen se kerkujt sja mbajti me nderhy. Ai u fut dhe e kapi per flokesh dhe e mori me vedi ne te 100 e sekondit. Mbani pershtypje ai djali tjeter nuk reagoi hiq e madje as ky vet si tha gja atij. Sla gja ma e sha vajzen e botes. Ne menduam mos e kishte moter?por ajo qe na bani krejt pershtypje asht se ne lokal kishte gra dhe burra e kerkush nuk e ndihmoi edhe pse ajo uleriste. Une jam emigrant edhe I thashe shokut me lajmeru policine edhe me thane tan lene mar punet e tyne jane. Mir ja bani. Po ai asht dhunim. Gjithsesi jam shoku nga ajo skene?, rrëfen qytetari për Shkodra.News.

Lajmet e fundit nga