LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër zjarr në Muzinë/ Në rrezik disa banesa

15 Gusht 2017, 18:28, Aktualitet CNA

Një hapësirë pyjore në fshatin Muzinë të Sarandës është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar disa banesa aty pranë.

Mësohet se në vendngjare kanë mbërritur dy forca zjarrëfikësë nga Saranda dhe Delvina, njëra prej të cilave është pozicionuar pranë shtëpive për të parandaluar që flakët të prekin banesat, e ndërsa zjarrfikësja tjetër po punon për shuarjen e zjarrit.

Flakët e zjarrit po ?ndihmohen? nga era e fortë dhe po përhapen me shpejtësi.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ardhur edhe banorët e zonët të cilët po kontribuojnë në shuarjen e flakëve./CityNews

Lajmet e fundit nga