LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fortë e gazetarit/Na jep një provë Lul!

15 Gusht 2017, 13:57, Aktualitet CNA

Gazetari Çim Peka i është drejtuar me një thirrje të fortë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në rrjetet sociale, gazetari Peka i kërkon Bashës të japë një provë, të paktën që nuk pajtohet me të majtën e Ramiz Alisë.

Më tej, gazetari i bën thirrje kreut demokrat të bllokojë çdo seancë deri sa Gramoz Ruçi të refuzojë të bëhet numri 3 i hierarkisë shtetërore në Shqipërinë e 2017.

Nëse do arrijë këtë, shton gazetari, demokratët së paku do thonin që Basha i tkurri në numra, por jo në moral.

?Na jep nje prove Lul! Te pakten provo qe nuk pajtohesh me te majten e Ramiz Alise. E ke te thjeshte, Rama po ta jep mundesine. Blloko cdo seance deri sa Gramoz Ruci te refuzoje te behet nr 3 (tre) i hirarkise shteterore ne Shqiperine e 2017, kryetar Kuvendi. Ne partine e Enverit, Ramizit, Fatosit, Edit mund te mbaje cdo funksion Gramoz Ruci, por jo ne Shqiperine pluraliste. Dhe kete mund ta besh. Ta besh ceshtje dite ne Shqiperi e me gjere. Ne Holanden tende nuk do ta lejonin nje gje te tille, ne Gjermani jo e jo. Beje, jam i sigurte qe edhe tepelenasit e dinjitetshem do te mirekuptonin dhendrin e tyre, per ata te padinjitetshmit mos u brengos, kudo ka te tille. Demokratet se paku do thonin: Na t’kurri ne numra, por jo ne moral?, shkruan Peka./CityNews

Lajmet e fundit nga