LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptari i dehur trondit Italinë/ Përplas për vdekje 3 persona

15 Gusht 2017, 09:50, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bari të Italisë ku një 22-vjeçar shqiptar ka përplasur me makinë disa persona.

Ai po drejtonte automjetin në gjendje të dehur kur ka përplasur një mjet tjetër dhe e ka nxjerrë nga rruga. Fatkeqësisht në aksident kanë humbur jetën 3 persona, 2 gra dhe një burrë.

Sipas raportimeve nga mediat lokale në Itali 22 vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia italiane, e cila po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale./CityNews

Lajmet e fundit nga