LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihuni me elbasanlliun që po pasurohet duke shitur bugace me dhallë në Gjermani…(foto)

15 Gusht 2017, 19:03, Aktualitet CNA

Si çdo qytet i Shqipërisë edhe Elbasani ka traditën e tij të gatimit që e bën të veçantë nga qytetet e tjera.

Një ndër to është ?simitja me bugaçe?, traditë e cila daton prej dy shekujsh dhe është karakteristikë vetëm e Elbasanit. Mënyra i përgatitjes dhe shijes së veçantë që ajo ka, bën që çdo qytetar i Elbasanit ta konsumojë për mëngjes.

Mirëpo kohët e fundit duket që ky ushqim ka filluar të perdoret dhe është përhapur dhe në disa qytete të tjera si Tirana, Durrësi etj.. madje dhe jashtë Shqipërisë.

Një treta e popullsisë është larguar nga vendi që kur sistemi komunist u rrëzua, por vala e fundit e emigracionit në vitet 2014-2015 ka përfshirë ikjen nga vendi të njësive familjare. Shumica kanë dhënë shkak gjendjen ekonomike, mungesën e perspektivës dhe mungesën e sigurisë.

Një prej tyre është familja Hoxha që fatmirësisht është rregulluar mirë në Siegen, qytet në Gjermani.

Ato kanë arritur të marrin një dyqan me qera dhe kanë hapur biznesin e tyre të vogël, një mëngjezore.

Kryefamiljari Gentiani shprehet i kënaqur me punën e tij dhe me kuzhinën e pasuruar të Elbasanit që pëlqehet shumë nga qytetarët gjerman dhe shqiptar në Gjermani.

?Byrekët me dhallë dhe bugacet me salcice janë ushqimet më të perdorura por sidomos bugacja.Mendoj që në ditët e ardhshme do ta zgjeroj me shume kuzhinën duke shtuar akoma gatime elbasanllie si fërgesa, tava e kosit etj.?-shprehet ai për Infoelbasani.al

Lajmet e fundit nga