LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njihni ministritë dhe institucionet më të korruptuara të qeverisë

15 Gusht 2017, 17:39, Aktualitet CNA

Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga institucionet shtetërore dhe zyrtarët e lartë gjatë viteve 2015-2016, shkon në rreth 1.7 miliardë euro. Raportimi vjen nga gazeta ?Sot?, e cila i referohet raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit të katër viteve të fundit.  Sipas raporteve vërehen dy lloje dëmesh: ai për parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat e shpenzimet e kryera, si dhe ai në fushën e prokurimeve publike, kthimit të pronës, privatizimeve dhe tatimeve.

Dëmet më të mëdha buxhetit të shtetit i kanë ardhur nga korrupsioni në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, thekson KLSH, raportet e të cilës rreshtojnë disa institucione të shqueshmë për abuzimet. gjatë periudhës së viteve 2015 dhe 2016.

Në krye të listës qëndrojnë drejtoritë e hipotekave dhe ALUIZNI-t, dhe, më pas, rreshtohet Ministria e Arsimit. Sipas raportimit të KLSH, nga auditimet e bëra në këtë dikaster del se përveç një sërë shkeljesh administrative është konstatua edhe një dëm ekonomik prej 100 milionë lekë gjatë vitit 2015. Referencat ligjore për këtë institucion janë kryesisht shkelje për ?shpërdorim detyre?.

Qendra Spitalore Universitare ?nënë Tereza?: është një tjetër institucion në të cilin auditimet  e bëra nga KLSH kanë zbuluar dëmin ekonomik prej dhjetë milionë lekësh kryesisht të shpërdoruara në fushën e tenderave publikë, si dhe abuzime të shumta nga ana e administratës.

Ministria e Punëve të Brendshme del të ketë shkaktuar dëmin prej mbi pesëdhjetë milionë lekë ndërkohë që Sigurimet Shoqërore rreshtohen po ashtu si institucioni me abuzime të shumta.

Ministria e Mbrojtjes, si pasojë e abuzimeve të zyrtarëve të saj me detyrën, i ka shkaktuar shtetit dëmin financiar prej mbi njëqind njëzetë milionë lekë.

Administrata e Autoritetit Rrugor, sipas auditimeve të bëra nga KLSH, del ti ketë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik të konsiderueshëm,  gjatë vitit 2016, sikurse  Fondi i Sigurimit të Shërbimit Shëndetësor, rezulton të jetë një nga institucionet me abuzime të mëdha nga ana e administratës. Pasi si të tilla rreshtohen dhe OSHEE, Ministria e Energjisë dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit./CityNews

Lajmet e fundit nga