Connect with Us

Monologu i Lul Kamerierit

Aktualitet

Monologu i Lul Kamerierit

Publikuar

-

Nuk e kuptoj pse janë kaq të zhgënjyer nga unë, çfare presin nga unë, kur unë kam që në moshën 17 vjeç që vetëm punën e kamerierit kam bërë, asgjë tjetër. Që nga ajo kohë dhe deri më sot, për 26 vjet, unë nuk kam bërë asgjë tjetër veç punën e kamerierit. Kur shkova me studime në Holandë, në 1993, unë punova kamerier part time në mensën e universitetit, për të fituar ca para më tepër se Aurela kishte shumë shpenzime. Ajo më merrte para dhe nga bursa ime e nuk i mjaftonin pa llogaritur të sajat. Prandaj më tha “Luli fillo prapë të punoshë si kamerier.”

Por në këtë punë fitoja shumë në atë kohë, pasi në Holandë nuk ishin legalizuar akoma drogat e lehta dhe kamerierët qenë shpërndarësit kryesorë të tyre në universitet. Pas përfundimit të Universitetit një mik i një profesori tim holandez më mori në punë në grupin e ekspertëve të Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Në fakt unë edhe atje punën e kamerierit kam bërë, sepse u shërbeja në dhomat e hoteleve duke mbushur gotat dhe lëvizur pjatat pasi ata në këto dreke dhe darka ku bëheshin biseda të rëndësishme për probleme pune, nuk donin të kishin përreth kamerierë vendas. Në përfundim të punës së tyre mua më jepnin të firmosja shkresa në sajë të të cilave merrja rrogën. Një ditë doli se unë kisha firmosur mbledhjen e provave kundër komandantëve të UÇK-së.Por unë vetëm punën e kamerierit kam bërë.

Edhe me Argitën dhe Abin zura miqësi duke bërë punën e kamerierit të tyre personal të drekat dhe darkat e shoqërisë sonë në Kosovë. “Ti Luli je kamerieri më i mirë që kam njohur, ke talent për këtë punë thoshte Argita.”

Edhe me Doktor Berishën punën e kamerierit kam bërë. Në takimet me të, në takimet tona me të huajt, unë nuk i lija kamerierët të shërbenin, e bëja vetë punën e tyre. Se siç dihet kamerierët janë edhe spiunë. Ata vendosin përgjues. Më thanë më vonë se paskam firmosur kontratën me Bechtelin për rrugën e kombit pa projekt, pa preventiv për koston e saj. Tani mua më thanë të firmos diçka ç’ është e vërteta, por unë punën e kamerierit isha duke bërë, edhe pse isha ministër.

“Lul leri ato shishe me ujë dhe hidh firmën këtu,” më tha Doktor Berisha. Dhe unë bëra siç më tha ai.
Më patë në tarracën e Kryeministrisë në 21 janar 2011? Menduat se dola si Ministër i Brendshëm për të kërcënuar protestuesit. Jo aspak. Nuk e vutë re që megjithëse ishte janar, unë isha me këmishë të bardhë, me mëngët e përveshura, pra me veshje kamerieri? Unë po u shërbeja gardistëve pije dhe sanduiçe, për t’ u ngritur moralin. Tani ju do të thoni se u vranë katër vetë atë ditë. Krisma ç’ është e vërteta ka pasur dhe unë i dëgjova, madje kur nisën krismat mua më ra tabakaja nga dora. Ç’ është e vërteta këtë radhë nuk më kërkuan të hedh ndonjë firmë.

LEXO EDHE:  Sorosi “mollë sherri” mes Bashës dhe Selamit/Cili ka lidhje me të?

Unë isha mësuar të hidhja firma kështu që në fund të ditës kur do të largoheshim dhe po flitej për katër të vrarë në media, unë i thashë Doktor Berishës:

“Duhet të hedh ndonjë firmë unë Doktor?”
Doktori më pa me çudi, ndërsa komandanti i Gardës më tha:
Shko mor gomar në shtëpi se këto punë nuk kanë nevojë për firmën tënde.
Ai ishte vartësi im, por mua më erdhi mirë ç’ është e vërteta që këtë herë nuk më kërkuan firmë.
Erdhën pastaj zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe mua Doktori më prezantoi një grup njerëzish që i quajti ata që e nxjerrin rezultatin të sigurt fitore për mua.

“Respektoji” më tha Doktori.
Dhe unë për t’ i respektuar bëra punën e kamerierit me ta ato ditë. U kënaqën shumë. E nxorrën rezultatin fitore me dhjetë vota për mua.
“Kam ndonjë firmë për të hedhur unë”, thashë.
“Po ikë o gomar, se nuk na duhet firma jote”, më tha ai që fliste vazhdimisht në telefon me Doktorin.
Atë më pas ma dërgoi Shkëlzeni në Bashki që të fillonte punë si drejtor me rëndësi, por unë nuk i mbajta inat, madje e përshëndesja i pari sa herë e takoja.

Erdhi dita që Doktori të jepte dorëheqjen si kryetar i partisë. Më thirri mua dhe më tha: “Lul ti do të bëhesh kryetar i partisë pas meje me 90% të votave.”
“Kush më jep mua kaq vota Doktor,” i thashë unë.

“Kjo është puna jonë,” tha Doktori dhe më tregoi atë tipin që nxorri rezultatin në bashki fitore me dhjetë vota për mua. Unë e përshëndeta si të ishte shefi im.
“Ki parasysh, respektoje këtë zotërinë dhe ekipin e tij,” më tha Doktori.
Nuk kishte nevojë të ma thoshte përsëri. Unë i respektova duke bërë punën e kamerierit për ta dhe u kënaqën shumë.

E nxorrën rezultatin 88% sipas porosisë së Doktorit, që të le shteg për të qënë në rritje më vonë.
Më thanë të hy në çadër dhe unë atje bëra punën e kamerierit. Më thanë të takohem me Edi Ramën dhe ta respektoj dhe unë bëra punën e kamerierit me të dhe me të dërguarin amerikan Hoyt Brian Jee. Këtë radhë më kërkuan një firmë dhe unë e hodha.

Më thanë se për këtë arsye humbëm më thellë zgjedhjet parlamentare. Nuk e di, Doktori më tha që të mos e hedh firmën kur erdhi Mekallisteri i Merkelit, dhe më tha ta hedh firmën kur erdhi amerikani. Me Mekallisterin nuk e bëra as punën e kamerierit se kështu më tha Doktori.

Tani të gjithë më janë vërsulur dhe më thonë se e kam fajin unë që po shpërbëhet partia, se e kam lënë partinë në dorë të kunatit. Por unë jam vetëm një kamerier me fat, çfarë prisni nga unë. Kunati im e njeh politikën më shumë se unë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

Publikuar

-

Nga

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia në pushtet kontroll mbi administratën

OSBE ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit, ku theksohet se procesi në ditën e zgjedhjeve ishte i qetë.

Gjithashtu në raportin e final të publikuar nga OSBE nënvizohet se votuesit ishin të lirë që të zgjedhin kandidatë, të cilët ishin në gjendje që të bënin një fushatë të lirë për emrin e tyre, nën kornizën ligjore.

Raporti nënvizon edhe përdorimin e administratës publike nga ana e partisë në pushtet dhe burimeve administrative.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit mund të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, në një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm përmes kontrollit të administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.

Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike u përhapën gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë”

Në raport ceket edhe statusi i kandidatëve të pavarur. OSBE thekson se ata nuk ishin të barabartë me kandidatët e partive, pikë kjo që bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

“Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit të bisedimeve  për hapjen e negociatave me BE.

Ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe dolën nga një proces konsultativ gjithëpërfshirës, ​​ndryshime të mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020.

140 anëtarët e parlamentit u zgjodhën për një mandat katër-vjeçar përmes një sistemi të modifikuar së fundmi proporcional. Sistemi lejonte kandidatë të pavarur, por nuk u garanton barazi në proces, mundësi krahasuar me kandidatët e partive, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në”, thuhet në raport.

Në fund të vëzhgimit, OSBE ka përcjellë disa rekomandime me qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Ajo thekson se kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, i cili duhet të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme.

LEXO EDHE:  Habit deputeti i Bashës/Kompromis me një qeveri socialiste pa kryeministër …!

LEXO EDHE:  Blofi i Bashës për bursën e energjisë/ Ironizon Rama: Fli vëlla, për ty është kjo dynja

Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar në ODIHR dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe të miratohet para zgjedhjeve të arshshme.

Shteti duhet të garantojë të drejtën për një votë të lirë dhe të fshehtë. Çdo formë presioni për t’u zbuluar nëse dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.

Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova për çdo blerje votash ose presion.

Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve  zme synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.

Sistemi Zgjedhor

Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, pragu mbarëkombëtar i 1 për qind kandidatët e pavarur duhet të rishikohet.

Kuadri Ligjor

Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, rregullorja duhet të jetë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohet në kohën e duhur.

Administrata Zgjedhore

Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dyshohet për eksploziv

Publikuar

-

Nga

Gjendet një valixhe e braktisur te stadiumi Dinamo/ Dshohet për eksploziv

Një valixhe e braktisur është konstatuar mbrëmjen e sotme në Tiranë në rrugën ”Sulejman Delvina”.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetër sigurie rreth valixhes dhe menjëherë janë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.

Pritet të zbulohet se cfarë ka brenda valixhja e dyshimtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha i preferuari i krimit/ Fiton në burgje

LEXO EDHE:  LDE kartolina për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe partitë që duan një Kod Elektoral të drejtë!

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KAS urdhëron hetim për përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave pranoi sot ankesën e paraqitur nga organizata “Qëndresa Qytetare”, për akuzat e ngritura ndaj një liste kandidatësh, tashmë deputetë të maxhorancës.

Lënda e ankesës lidhej me rishqyrtimin nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të akuzave të ngritura ndaj kandidatëve socialistë Alqi Bllako, Kledina Skendo, Alfred Muharremi dhe Bashkisë Tiranë për përdorimin e aseteve publike në fushatë.

KAS me vendim urdhëron Komisionerin Shtetëror tē Zgjedhjeve që të hapë hetimin administrativ dhe të hetojë shkeljet e pretenduara.

Lajmi është bërë i ditur në mediat sociale nga vetë organizata e të rinjve, të cilët theksojnë se, më herët, Komisioneri Shtetëror kishte pushuar çështjen pa bërë fare hetim administrativ për akuzat e ngritura prej tyre, por, tashmë i duhet ta ribëjë hetimin nga e para.

LEXO EDHE:  LDE kartolina për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe partitë që duan një Kod Elektoral të drejtë!

LEXO EDHE:  PD pa asnjë pushtet/ Rudina Hajdari i përvishet Lulzim Bashës

Po ashtu KAS vendosi që nëse Komisioneri do të gjejë kundravajtje, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka për detyrë që t’i rekomandojë KAS-it sanksionet e nevojshme adminsitrative./CNA.al

LEXO TE PLOTE