LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja Karabina llogari Kosovës/ Pse nuk më akomoduat në një hotel me 5 yje?

15 Gusht 2017, 17:23, Aktualitet CNA

?Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashtë çdo standardi për një nivel të tillë përfaqësimi?. Kështu shkruhet në e-mailin e dërguar nga ministrja teknike Mirela Karabina drejtuar autoriteteve kosovare.

Ministrja teknike Mirela Karabina ka qenë e ftuar në një seminar në Gjakovë, aktivitet ky i organizuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës, i cili u mbajt nga data 01 deri më 04 gusht, me temë: ?Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë?, por sipas saj mënyra e pritjes nuk ishte në nivelin e duhur për një ministre.

Për kë arësye, Znj. Karabina u ka nisur një e-mail organizatorëve të seminarit, homologut të saj, Ministrit të Arsimit të Kosovës, ku i shkruan se hoteli në të cilin ajo u akomodua nuk kishte standartet e duhura për një Ministre, pasi, sipas saj, ajo duhej të akomodohej në një hotel me pesë yje. Por kjo nuk është e gjitha.

Po ashtu. znj. Karabina shkruan në mesazh ptotestë se edhe stafi i saj nuk është pritur aspak mirë, duke kërkuar të dijë sa ka qenë buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare për këtë marrëveshje, dhe si është shpenzuar në këtë rast.

E-maili zyrtarë që ka dërguar Karabina:
E-MAILI ZYRTAR:

?From: Sekretaria MAS
Sent: 03 August 2017 11:10
To: Anila Ferizaj <[email protected]>
Cc: Zamira Gjini <[email protected]>; [email protected]
Subject: Kerkese per informacion

Pershendetje znj. Ferizaj!

Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.

Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.

Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.
Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:

1. Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.
Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.

2. Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç?ka perfaqesojne ne institucion;

4. Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.

5. Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?

6. A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?

Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.

Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.

Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.

Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.

Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30./Lexo.al

Behije Çerpja
Asistente e Ministrit
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania
Mobile: +355 684194470
Email: [email protected]
web site: www.arsimi.gov.al?/CityNews

Lajmet e fundit nga