Connect with Us

Ish-kryetari i LSI kërkon pakt kombëtar për ekonominë

Aktualitet

Ish-kryetari i LSI kërkon pakt kombëtar për ekonominë

Publikuar

-

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një postim në rrjetet sociale në lidhje me investimet e huaja në vendin tonë.

Sipas tij, thithja e projekteve të mëdha në Shqipëri është në nivelin më të ulët se asnjëherë më parë.

Ai më të tej ka kërkuar një Pakt kombëtar për Ekonominë, në mënyrë që papunësia dhe varfëria të mos bëhen sëmundje pa shërim.

“Ekonomia shqiptare në konfuzion.

Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.

LEXO EDHE:  Vasili: Qeveria ka kapur reformën në Drejtësi

Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.

Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.

Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.

Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese”, shkruan Vasili./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E qëlluan me silenciator/ Policia jep detajet, si tentuan ta eliminojnë ish kryetarin e Komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me atentatin ndaj ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur.

Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore ndërkohë që është transportuar në spital.

Shkodër/ Informacion paraprak



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Vasili: Qeveria ka kapur reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  “Bëji të fala Monës”/ Petrit Vasili i 300 votave del blof

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Shkodër/ Kush është ish-deputeti që u plagos rëndë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme, në qendër të qytetit të Shkodrës mbeti i plagosur rëndë ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, 64 vjeç.

Ndaj tij u qëllua me një armë tip pistoletë me silenciator, fill pasi ai kishte dalë nga banesa e tij që ndodhet në lagjen “Vasil Shanto”.



Pashko Ujka më herët ka qenë deputet i Partisë Demokristiane përgjatë legjislaturës në vitet 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër. Nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës.

LEXO EDHE:  FMN ‘shkund’ Ramën: S’ke rritje, por rënie të ekonomisë!

LEXO EDHE:  "Kriza ekonomike do jetë nga më të rëndat"/ Kastriot Islami: Shqiptarët mund të vuajnë për ushqim

Ujka është kërcënuar edhe herë të tjera, pasi drejt banesës së tij është qëlluar me armë zjarri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“60% e delegatëve kanë firmosur për një teke raki”/ Himçi ‘degjeneron’ Bardhin: Do ta japim dopje me 11 në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vazhdon të fyejë me fjalor të padenjë anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Në një prej daljeve të fundit në media, Bardhi ka deklaruar se 60% e atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor e kanë bërë një gjë të tillë në këmbim të një teke raki.

Pjesa tjetër, vijon më tej Bardhi, e kanë firmosur për shkak se iu është thënë se të kemi bërë nder kur PD ishte në pushtet, me vende pune apo pozicione drejtuese.



“Po ju dëshmoj një tjetër pohim të një kryetari dege që është bashkuar me lëvizjen e Berishës në mbledhjen me 70 kryetarë degësh, në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare, 20% kanë firmosur për hatër se iu është kujtuar që të kemi punësuar këtu, ke qënë drejtor këtu…“, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Vasili: Qeveria ka kapur reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  "Kriza ekonomike do jetë nga më të rëndat"/ Kastriot Islami: Shqiptarët mund të vuajnë për ushqim

Pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe Sekretari i PD në Elbasan, Bledi Himçi.

Duke iu përgjigjur Bardhit,me ironi ai shkruan: O deputet! Hajde takoje vetë partinë e kap noi teke!Ose na prit në Tiranë me 11, se do ta japim dopje.

LEXO TE PLOTE