LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ashpër në deklaratën e tij për Kosovën Ministri i Jashtëm i Serbisë/ Ja çfarë thotë

15 Gusht 2017, 18:18, Aktualitet CNA

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka mbyllur çdo mundësi të afërt bashkëpunimi, kur ka lëshuar një deklaratë të ashpër lidhur me të ardhmen e raportit Kosovë- Serbi, teksa ka artikuluar se vendi i tij kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton “Koha.net”.

“Përpiqem të propozoj një zgjidhje afatgjatë, sepse ajo bazohet në të drejtën historike e etnike që vetëkupton caktimin e kufijve të asaj që është serbe dhe të asaj që është shqiptare, ka thënë për RTS, Ivica Daçiç, duke sqatuar se, me propozimin e tij, Serbia dhe serbët ?fitojnë diçka?, nga që, sipas tij, bëhet fjalë për caktim kufijsh e jo për ndarje.

“Ekziston mundësia që të bëhet një marrëveshje afatgjate, e në pjesët ku jetojnë serbët kurrë nuk do të ketë Kosovë të pavarur. ose kjo është e mundur por vetëm me tanke?, ka thënë Daçiq, duke mohuar të ketë zgjidhje të përhershme për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë.

“Ne s?kemi përcaktuar kufijtë me Bosnjë e Hercegovinën e lëre më me krijesën që veten e quan Kosovë e pavarur?, ka thënë Daçiç, duke insistuar:

“Në emër të Qeverisë dhe të kryetarit të Serbisë, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës?.

Daçiç ka vlerësuar se nuk ka arsye që bashkësia ndërkombëtare të mos e pranojë propozimin e tij. pasi fjala është për marrëveshje e jo për force dhe së fundi ka përfunduar duke vlerësuar se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk ka shumë kohë dhe se ?duhet bërë atë që mund të bëhet, deri sa mund të bëhet “./CityNews

Lajmet e fundit nga