LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Të famshmit të cilët janë rritur në jetimore

15 Gusht 2017, 20:17, Aktualitet CNA

Shumë njerëz të famshëm adoptojnë fëmijë nga e gjithë bota për t?u ofruar atyre një jetë më të mirë e të lumtur. Megjithatë ka dhe nga ata të famshëm, të cilët janë vetë të adoptuar.

Mbase nuk do ta besoni të zbuloni se Steve Jobs apo Coco Channel në fakt janë rritur në familje adoptuese.

Steve Jobs 

Steve Jobs lindi më 24 shkurt, 1955, në një klinikë private në San Francisco. Mamaja e tij biologjike, një studente e quajtur Joanne Schieble, u detyrua ta braktiste foshnjën për shkak të kërcënimeve nga prindërit e saj. Kur prindërit e Joanne morrën vesh se ajo kishte mbetur shtatzënë me një sirian, Abdulfattah Jandali, ata e kërcënuan se do t?i hiqnin trashëgiminë.

Ishte babai adoptues i Steve, Paul Jobs i cili rrënjosi tek Steve dashurinë për elektronikën që kur ai ishte fëmijë. Gjithashtu ai pagoi për edukimin e Steve. Steve Jobs nuk i pëlqente kurrë t’i quante prindërit e tij adoptues. ?Ata ishin prindërit e mij 1,000%,? është shprehur ai.

 

Coco Chanel 

Stilistja më e famshme femër në të gjithë botën, lindi në 1883, në Saumur.

Prindërit e saj nuk arrinin dot të rrisnin 5 fëmijët e tyre, dhe kështu Coco së bashku me motrat e vëllezërit e saj e kaluan pjesën më të madhe të jetës tek të afërmit e tyre.

Kur Coco mbushi 12 vjeç, babai i saj braktisi familjen. Pas largimit të të atit, Coco u transferua në një jetimore, më pas në një manastir dhe së fundi në një kolegj.

Sipas Coco, kjo ishte shtysa e cila e çoi atë të zgjidhte profesionin e saj në stilimin e rrobave. Pasi i ishte dashur të kalonte një pjesë të madhe të jetës duke veshur uniforma të zymta e gri ajo ëndërronte të krijonte veshje të veçanta e të bukura për femrat në të gjithë botën.

 

John Lennon

Menjëherë pas ardhjes në jetë të John, prindërit e tij u divorcuan. Mamaja e tij gjeti një burrë tjetër dhe për djalin u kujdes halla Mimi dhe bashkëshorti i saj.

Sipas Lennon , Mimi ishte shumë strikte dhe nuk e aprovonte interesin e djaloshit për kitarën.

Siç kujtonte John, asaj i pëlqente shumë të thoshte ? Kitara është diçka e mirë, por kurrë nuk do të të sigurojë jetesën.?/CityNews

Lajmet e fundit nga