Connect with Us

Ai kthen përgjigje pas disa minutash?!/ Ja se çfarë do të thotë

Aktualitet

Ai kthen përgjigje pas disa minutash?!/ Ja se çfarë do të thotë

Publikuar

-

Nëse e keni pyetur veten se çfarë do të thotë kur ai merr kohë për të kthyer përgjigje, ne e kemi të përmbledhur në këtë artikull se çdo të thotë koha që ai merr për t’ju përgjigjur mesazhit

 

  • Nëse ai ju kthen përgjigje menjëherë

Ai është shumë i dhënë pas teje dhe ju jeni prioriteti i tij.

 

  • Nëse ai të kthen përgjigje pas disa minutash

Kjo është standartja e njerëzve që rrinë në shtëpi dhe presin disa minuta të kalojnë, në mënyrë që të tjerët të mendojnë se ai është person i rëndësishëm dhe që ka shumë punë për të bërë.

 

  • Nëse ai të kthen përgjigje një orë më vonë
LEXO EDHE:  Prezanton vetëm me xhaketë/ Moderatori tregon për mesazhet ‘hot’

Njerëzit që nuk duan të kthejnë përgjigje zakonisht shkruajnë shumë vonë, ose të tjerët që thjesht duan të kenë një shkëputje të vogël.

 

  • Nëse të kthen përgjigje ditën tjetër

Ky mesazh mund të duket shumë i çuditshëm dhe në të njëjtën kohë shumë alarmant. Njerëzit ose janë shumë të zënë ose nuk duan t’ju kushtojnë rëndësi. Ndodh pa problem.

 

  • Nëse të kthen përgjigje disa ditë më vonë

Kjo është me të vërtetë e çuditshme pasi çdo njeri rri në telefon 24 në 24. Prandaj ai ose dëshiron të bëjë ‘’tipin’’ ose nuk ka fare interes në ty./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Publikuar

-

Nga

“Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi”!/ Frrok Çupi: Meta ka frikë nga Drejtësia

Analisti Frrok Çupi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku mes të të tjerash ka komentuar dhe deklaratat e Presidentin Meta pak ditë më parë në një emision televiziv.

Ai tha se Meta duhet lënë të bëjë çfarë thotë, duke lënë të kuptohet se i ka vetëm fjalë dhe jo vepra. Çupi deklaroi se Meta ka frikë nga drejtësia.

“Është një flluckë boshe. Jetojmë në një situatë të tillë prej materies, kemi një dum fjalësh dhe fjalët janë të pavërteta. Po flasim për atë që thotë Meta, dhe atij i duhet lënë hapësira të realizojë ato që thotë. Le t’i kapë amerikanët prej veshi. Ambasada këtu është. Ka parë një makth dhe nuk duhet rënë në këtë të Ilirit. Kur flet për votat dhe mbrojtjen e saj s’ka lidhje, s’ka lidhje me qytetarët se nuk është zgjedhur nga ata. Kushtetuta nuk e thotë që ai është garantuesi i Kushtetutës. Është një njeri që rri jashtë palëve dhe vëzhgon të mos shkelet Kushtetuta dhe t’i drejtohet Parlamentit. Viktimat e para të kësaj reforme janë këta. Ka ardhur koha të korret fusha e krimit, të mbushet thesi. Populli nuk i do, dhe ndërkombëtart duan t’i heqin.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Foto/ Çiftet që parakaluan në tapetin e kuq në Emmy Award 2017

LEXO EDHE:  “Marrëveshja në fije të perit për t’u grisur”/ Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Jam shumë kurioz...

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Dalin pamjet/ Si u ekzekutua Tauland Gjikaj në Vlorë

Këto janë pamjet e vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Gjikajt në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. Gjikaj ka qenë duke ecur në trotuar kur në anë të rrugës ndaloi një makinë tip Ford nga e cila dolën dy persona, ndërsa shoferi qëndroi brenda.

Personi i parë i foli dhe iu afrua Tauland Gjikajt duke e ndaluar. Duket se ata njiheshin me njëri-tjetrin. Teksa ishin duke biseduar për disa sekonda, pas autorit të parë vjen një person i dytë i cili mbante poshtë xhupit një kallashnikov.

LEXO EDHE:  Facebook Messenger ofron mënyrën e sigurt për të ruajtur privatësinë

LEXO EDHE:  Facebook Messenger ofron mënyrën e sigurt për të ruajtur privatësinë

Në moment ai hapi zjarr menjëherë ndaj Tauland Gjikajt duke e qëlluar me automatik nga distancë e afërt. 31-vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Pas vrasjes, 3 autorët u larguan menjëherë me automjetin që i priste në anë të rrugës. Pak minuta më vonë pas ngjarjes, Policia e Vlorës arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar. Ai është 44-vjeçari Andi Jonuzaj, i cili përdor edhe emrin Hans./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Premtimet e PD/ Dorian Teliti: Kemi planin ku do t’i gjejmë 400 milionë euro në vit

Partia Demokratike gjatë prezantimit të programit ekonomik ka marrë kritika për faktin se nga një anë premtohen ulje të taksave dhe nga ana tjetër rritje e shpenzimeve. Disa nga ekspertët por sidomos kundërshtarët politikë, thonë se kjo është e pamundur të realizohet.

Këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për ekonominë, Dorian Teliti gjatë emisionit “Ilva Now” tregoi “burimin” nga do të vijnë rreth 400 milionë euro në vit që të shkojnë për të përmbushur premtimet elektorale.

Z. Teliti theksoi se një pjesë e madhe do të vijnë nga kursimet që do të vijnë me hapjen e garës në tenderë duke thënë se qeveria socialiste shumicën i ka pa garë, me vetëm një ofertues.

400 milionë euro nevojiten për të përmbushur premtimet. 50-60 milionë euro në vit shpenzohen për zyra. 300 milionë euro kursen nga tenderët thjesht me futjen e garës. Do të anulojmë kontratat koncesionare që marrin të paktën 120 milionë euro çdo vit. Nuk do të shkojnë në duart e disa oligarkëve por tek qytetarët. Futja e garave në tenderë, eliminimi i shpenzimeve të luksin në zyra dhe anulimin e kontratave për kocensionet sjellin shumën e nevojshme. Paratë janë por duhen menaxhuar mirë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  “Marrëveshja në fije të perit për t’u grisur”/ Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Jam shumë kurioz…

LEXO EDHE:  Foto/ Çiftet që parakaluan në tapetin e kuq në Emmy Award 2017

Lidhur me shqetësimet për rritjen e borxhit publik, Dorian Teliti tha se, aktualisht ky borxh është në nivelin 83% ndërsa PD synon që ta ulë nga 3 deri në 5% në vit për ta afruar në nivelin optimal 60%./ VOA

LEXO TE PLOTE