LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin/ 48-vjeçarit i ndodh “gjëma” në Itali

14 Gusht 2017, 16:45, Aktualitet CNA

Policia italiane ka vënë në pranga një 48-vjeçar shqiptar, i cili po bënte përpjekje për t?i shpëtuar dënimit me 7 vite burg për dhunë në familje dhe vjedhje.

Në mënyrë që të mos kryente dënimin, ai u kthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin dhe kishte vendosur që të rikthehej në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari u prangos gjatë një kontrolli rutinë në tregun e San Lorenzos në Firence.

Uniformat blu dyshuan te 48-vjeçari dhe kërkuan që të bëjnë një kontroll më të imtësishëm, duke zbuluar kështu identitetin e vërtetë të tij./CityNews

 

Lajmet e fundit nga