LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tmerr në Tiranë/ Polici, pronari i hotelit dhe taksistët bëjnë namin, si i shfrytëzonin vajzat

14 Gusht 2017, 11:30, Aktualitet CNA

Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Tiranës 28 persona të akuzuar si pjesë të një bande që merreshin me shfrytëzim prostitucioni.

Të dhëna nga prokuroria thonë se 8 prej të pandehurve akuzohen për veprën penale ?Shfrytëzim prostuticioni?, ndërsa 20 të tjerët për ?Prostitucion?.

Hetimet e policisë në terren kanë nxjerrë se në bandën kriminale  bënin pjesë një pronar hoteli, disa taksistë, një inspektor policie si dhe disa vajza. Të gjithë këta bashkëpunonin me njëri tjetrin për të siguruar klientë për vajza që ushtronin aktivitetin e prostitucionit.

Sipas informacioneve që ka mbledhur policia, pagesa për çdo ?shërbim seksual? ishte nga 50 deri në 200 euro për një orë.

Episodi 1
Shtetasi Mentor Koka, ndaj të cilit aktualisht ka masë sigurimi ?arrest me burg? në mungesë, kishte krijuar mundësitë që në ambjentet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Ai bashkëpunonte me shtetasen Fllanxa A., e cila krahas ushtrimit të prostitucionit, siguronte edhe vajza të tjera, kryesisht nga zona periferike të vendit, në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale. Shtetasi Mentor Koka ka njohur shtetasen L.Q. dhe i ka ofruar punë në lokalin e tij. Ai e ka njohur shtetasen L.Q. me Fllanxa A., e cila e mori në shtëpinë e saj dhe e përfshiu në aktivitetin e prostitucionit. Në këtë shtëpi gjendeshin edhe 2 vajza të tjera, të cilat gjithashtu ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Nga vëzhgimet në terren, në kuadër të këtij hetimi, rezulton se 4 vajzat, përfshirë edhe Fllanxa A., u ?shërbenin? klientëve në hotelin e shtetasit Mentor Koka, por edhe në hotele dhe ambjente të tjera private. Pas kryerjes së ?shërbimeve?, klientët i dërgonin sërish vajzat tek Mentor Koka dhe i bënin pagesën këtij të fundit.

Të ardhurat e siguruara nga ushtrimi i prostitucionit i merrte i pandehuri Mentor, ndërsa të pandehurave të tjera u hiqnin shpenzimet e ushqimit, fjetjes dhe veshjes.

 

Episodi 2
Në vijim të këtij hetimi, u konstatua se e pandehura Fllanxa A., mbante kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Elton Sh, si edhe me shtetasin Mariglen A., i cili punonte taksist. Nga veprimet hetimore, rezulton se këta dy shtetas u siguronin klientë vajzave që jetonin me Fllanxa A., por edhe disa të tjerave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit. Nga hetimet e këtij rasti, veçohet një situatë kur taksisti Mariglen A., po shoqëronte tre vajza për të prostituuar në një hotel pranë qendrës së Tiranës. Rrugës pranë hotelit, mjeti taksi ndalohet nga Policia e qarkullimit për kontroll dokumentash. Në këtë moment, taksisti Mariglen A., kontakton me inspektorin e Policisë Elton Sh., të cilit i kërkon ta ndihmojë të mos ketë probleme.

Elton Sh., afrohet me makinën e tij dhe, pasi komunikon me patrullën e policisë, largohet me të gjithë personat e gjendur në taksi, duke e drejtuar vetë mjetin, ndërkohë që automjetin e tij e parkoi. Pasi udhëtojnë në disa rrugë të Tiranës, mjeti taksi i drejtuar nga Elton Sh., ndalon sërish pranë hotelit për ku ishin nisur vajzat, të cilat zbresin dhe ai largohet me mjetin e tij.

Duke konstatuar këtë situatë, hetimi u shtri edhe tek këta dy persona (punonjësi i policisë dhe taksisit), nga ku rezultoi se ata përfshiheshin shpesh në gjetjen e klientelës për vajzat që ushtronin prostitucion, duke marrë edhe përqindjen e parave për rolin e tyre. Së bashku me këta të dy, në aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit, rezultoi i përfshirë edhe Arben B.

Episodi 3
Në bazë të hetimeve të mësipërme, u zbulua, ndër të tjera, se shtetasi Eduart B., i cili bashkëjetonte me shtetasen A.I., shfrytëzonte këtë të fundit, si edhe disa vajza të tjera, për prostitucion. Eduart B., mbante kontakte të vazhdueshme me Fllanxa A., me të cilët koordinohej për shpërndarjen e punës për vajzat, duke caktuar edhe çmimin për ?shërbimet?, si edhe përqindjen që do të merrte ai për sigurimin e klientelës.

Pas sigurimit të informacionit të plotë, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në disa raste, ku janë gjetur në flagrancë vajzat që ushtronin prostitucion, si edhe klientët e tjerë, të cilët tashmë akuzohen për veprën penale të ?Prostitucionit?./CityNews

Lajmet e fundit nga