LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama publikon letrën e javës/Ja vlen të lexohet!

14 Gusht 2017, 11:09, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër në rrjetet sociale, të cilën e cilëson si ?Letra e javës?.

Rama shkruan se trazohemi pa të drejtë nga sjelljet e nga aktet e parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit, por pak ose aspak vlerësohen moralisht mijëra e mijëra punonjës, me dinjitet e profesionalizëm në shërbim të këtij shteti.

Më tej, kreu i qeverisë publikon një mesazh, që sipas tij ia vlen të lexohet.

LETRA E JAVËS

Në ndërkohë që jo pa të drejtë trazohemi nga sjelljet e nga aktet e parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit, pak ose aspak vlerësohen moralisht, mijëra e mijëra punonjës, me dinjitet e profesionalizëm në shërbim të këtij shteti.
Ja një ndër jo pak mesazhet e vlerësimit që ia vlen të lexohet në respekt të këtyre punonjësve:
Pershendetje te Gjitheve,
Tani, qe ra sipari dhe Babai im, Dr.Mark Prenga, prehet me se fundi ne paqe, po Ju shkruaj dy rreshta falenderimi nga thellesia e zemres.
Udhetimi i shpreses ne Kube, per te kuruar Babain tim te semure me tumor ne mushkeri, u pre ne mes.
Vdekja e nje prindi eshte nje ngjarje shume e dhimbshme, aq me teper kur kjo ndodh ne dhe te huaj e ne nje vend shume larg Atdheut. Kendveshtrimi ndaj botes ndryshon papritur, nje brishtesi e jashtezakonshme trazon ambjentin rreth e rrotull teje.
Mendimi im pare ishte qe t?i drejtohem per ndihme organeve shteterore shqiptare.
Ne nje kohe rekord e me nje ndjeshmeri te papare, shteti shqiptar me ka ndihmuar ne çdo hap e ne çdo ore te dites dhe nates. Ne nje gjendje psikologjike te tille, kjo mbeshtetje ishte me nje rendesi te jashtzakonshme per mua dhe familjen time qe priste ne Shqiperi.
Gjithesecili nga ju, duke filluar nga Kryeministri Z. Edi Rama e duke vazhduar tek Z.Ditmir Bushati, Z.Gazmend Barbellushi, Z. Nuri Domi, Z. Guri Selmani, Z. Artan Canaj, Z. Rezar Bregu dhe ne fund por jo e fundit, Znj. Najada Sojli e stafin e Neë York-ut.
Ne kete odise kaq te veshtire e plot peripeci burokratike, ne nje nga etapat e kthimit ne Atdhe te tim Eti, pata fatin te takoja personalisht Znj. Najada Sojli, e cila me eshte gjendur prane ne çdo moment, me dhembshurine e nje motre te madhe e si nje funksionare e perkryer, me keshilla te vyera e me nje perkushtim per punen e saj. Nuk e humbi per asnje çast toruan dhe me keshillat e saj, u be i mundur transportimi i trupit nga Havana-Meksike-Neë York-Stamboll-Tirane.
Kishte shume sinjale qe shteti shqiptar ishte ne rrugen e duhur me shkolla, kopshte, rruge, sheshe, infrastrukture, lufte ndaj korrupsionit, imazhi i ri i Policise, Ushtrise, Shendetesise e te tjera. Ne qe jemi larg mbase i kuptojme me mire.
Me kete lloj mbeshtetje nga ana e shtetit, te paimagjinueshme deri pak vite me pare dhe e mirepritur nga te gjithe te afermit dhe miqte tane, po arrijme te shohim me ne fund, konturet e nje shteti te se drejtes, qe na ben te ndjehemi krenare kudo qe ndodhemi. Uroj te vazhdoni ne kete rruge kaq te rendesishme dhe te mos na zhgenjeni. Siç e thoni edhe vete ?Shume kemi bere dhe ka ende shume per te bere?.
Shpresa vdes e fundit.
Me respekt
Arlind Prenga dhe familja.
P.S. Kerkoj ndjese nese kam harruar ndonje person pa falenderuar./CityNews

Lajmet e fundit nga