LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Liro shtëpinë ose të vrava”/ Vlonjati terrorizon gruan në mesnatë

14 Gusht 2017, 13:48, Aktualitet CNA

 

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Ervis Karaçanaj, 24 vjeç, pasi në bashkëpunim me një person tjetër, ka kërcënuar me armë zjarri një grua.

Mësohet se ata kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e shtetases me iniciale F.S. dhe kanë qëlluar me armë zjarri në korridorin e shtëpisë së saj.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth 01:30 të mëngjesit në fshatin Brataj të Vlorës.

24-vjeçari ishte nipi i shtetasit Sh.S., i cili është ndarë me gruan e tij F.S. dhe kanë pasur prombleme me pronësinë e banesës. Për këtë arsye Ervis Karaçanaj i ka kërkuar F.S. që të lirojë shtëpinë, duke e dhunuar dhe kërcënuar./CityNews

Lajmet e fundit nga