Connect with Us

Kaos në autostradën Durrës-Kavajë/ Përplasen 4 makina njëri pas tjetrit

Aktualitet

Kaos në autostradën Durrës-Kavajë/ Përplasen 4 makina njëri pas tjetrit

Publikuar

-

Një sërë aksidentesh janë shënuar ditën e sotme në autostradën Durrës-Kavajë, ku janë përplasur 4 mjete njëri pas tjetrit.

Akoma nuk dihet nëse ka persona që kanë humbur jetën por raportohet për disa të lënduar.

Ndërkohë policia ka arritur në vendngjarje për të parë situatën në vendin e aksidentit. Ndërsa tashmë janë  nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidenteve në këtë aks rrugor./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Berat/ “Benzi” i pret rrugën “Golfit”, dërgohet me urgjencë në spital një person

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Berat/ “Benzi” i pret rrugën “Golfit”, dërgohet me urgjencë në spital një person

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të Beratit.

Mësohet se një automjet tip Benz,me targa AA 852 VH,në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Golf,me targa AA 308 YR.

Si pasojë e aksidenti ka ngelur e plagosur pasagjerja me inicialet  B.M, që udhëtonte në mjetin tip Benz së bashku me shoqen e saj J.T, ndërsa dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.



Sipas të dhënave të para, mësohet se kaqënë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pandemia e Covid-19/ Meta falenderon vendet e BE: Së bashku do t’ia dalim

Publikuar

-

Nga

75-vjetori i themelimit të OKB/ Meta:  Shqipëria mbështet përpjekjet për paqe dhe siguri globale

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Ambasadorët e shteteve anëtare dhanë një mesazh të veçantë në gjuhën e tyre amtare lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Pas mesazheve të tyre ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta, i cili falenderon vendet e Bashkimit Europian për çdo ndihmë që i kanë dhënë Shqipërisë.



Kreu i Shtetit deklaron me besim në rrjetet sociale se së bashku do t’ja dalim.

LEXO EDHE:  Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Gjiknuri inspektim nga afër

LEXO EDHE:  Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Gjiknuri inspektim nga afër

“Falenderim dhe mirënjohje të thellë vendeve mike të Bashkimit Europian për ndihmën bujare të dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të COVID-19. Së bashku do t’ia dalim!”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i shefit të UÇK-së/ Paraqitet të hënën para gjykatësit në Hagë

Pasditen e së hënës më 28 shtator, ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Zoti Mustafa u arrestua nga Prokuroria e Posaçme të enjten me 24 shtator dhe u transferua në njësinë e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza e cila ishte konfirmuar në qershor, e ngarkon zotin Mustafa “me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Sipas akuzës “afërsisht midis 1 prillit të vitit 1999 dhe 19 prillit të vitit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, (një zonë në lindje të Prishtinës) janë kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Zoti Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një ditë pas arrestimit të tij, prokuroria e posaçme arrestoi kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, “në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Zoti Gucati u arrestua nën dyshimet “për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, tha Prokuroria e Posaçme.



Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

LEXO EDHE:  Punime në autostradën Tiranë-Durrës/ ARRSH: Si devijohet qarkullimi

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive/ Kaos në Tiranë

Po të premten, kjo prokurori arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, “në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Të shtunën mbrëma Dhomat e Specializuara thanë se zoti Haradinaj u transferua në Hagë dhe urdhër arresti ka të bëjë me “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Arrestimet nxitën reagime në Kosovë. Veteranët e Luftës thanë se veprimet e tilla vërtetojnë qasjen e tyre kundër kësaj gjykate, ndërsa udhëheqës institucionesh e partish politike kërkuan bashkëpunim me drejtësinë dhe njëkohësisht respektim të të drejtave të personave që trajtohen nga Gjykata e Posaçme.

Gjykata e njohur me emrin Dhomat e Specializuara u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019 ndërsa më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./VOA

LEXO TE PLOTE