LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështimi i Ramës me legalizimet

14 Gusht 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama do të jetë timonieri qeverisës i katër viteve të ardhshme, pas fitores bindëse në zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë katërvjeçarit të dytë qeverisës, Rama do të mbajë i vetëm timonin drejtues. Menjëherë pas fitores së 25 qershorit, i pari i qeverisë nisi dëgjesat me qytetarët në mbarë vendin, duke paralajmëruar ndryshime rrënjësore në mandatin e dytë qeverisës, ku parësorë, sipas tij, do të jenë qytetarët.

Në fakt, premtimet e Edi Ramës ishin të shumta edhe në vitin 2013, gjatë fushatës elektorale dhe pas fitores në zgjedhjet parlamentare të katër viteve më parë. Një ndër premtimet më të mëdha të kryeministrit, në atë kohë, ishte procesi i legalizimit, i cili sipas tij, do të përfundonte brenda mandatit të parë dhe do të ishte falas.

Sot, katër vite pas këtyre premtimeve, dëgjojmë sërish kryeministrin Rama, i cili doli sërish para qytetarëve shqiptarë, duke bërë premtime të reja, pa përmbajtur ende ato të mëparshmet. E në fakt, shqiptarët duket se nuk i kanë harruar mashtrimet dhe gënjeshtrat e Ramës. Në çdo dëgjesë me kryeministrin, shohim se dy nga problemet kryesore të qytetarëve janë pronat dhe legalizimet. Kjo e fundit është kthyer në një plagë për një pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët ndeshen çdo ditë me probleme nga më të ndryshmet.

Edi Rama nuk bëri asgjë në katër vite në krye të qeverisë për të zgjidhur këtë problem dhe hall të madh të shqiptarëve, ndonëse drejtorin e ALUIZNI-t e kishte vetë, Artan Lamen.

Ndërsa sot problemi me legalizimet po merr përmasa edhe më të gjera, teksa kjo çështje sfilitëse po kthehet në një ?mollë sherri? mes pronarëve të rinj dhe vetë shtetit. Në çdo dëgjesë me Ramën ka vetëm dhe vetëm reagim të ashpër të qytetarëve ndaj legalizimit, proces i kthyer në një plagë dhe që duket pa rrugëzgjidhje për qytetarët.

Për më tepër, ka edhe raste kur qytetarët kanë kryer të gjitha procedurat, kanë paguar edhe paratë dhe ende nuk kanë marrë legalizimin. Pra, fjalët e Ramës edhe sot pas katër vitesh mbeten thjesht gënjeshtra e radhës./CityNews

Lajmet e fundit nga