LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmante/ Numri i pushuesve të mbytur në Shqipëri 4 herë më i madh se në Evropë

14 Gusht 2017, 19:21, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar pas mbytjes së ndodhur ditën e sotme në plazhin e Velipojës, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Ai ka shkruar se numri i pushuesve që janë mbytur në bregdetin tonë gjatë këtij sezoni turistik është 4  herë më i madh se numri i turistëve të mbytur në brigjet detare të Europës.

Gjithashtu, Berisha ka shtuar se kjo tregon se këtu nuk ka shtet dhe jeta e qytetarit nuk kushton asgjë pasi nuk i ofrohet asnjë ndihmë në rast rreziku.

?Ne Shqiperi, kete sezon turistik u mbyten pushues 4 here me shume se ne mbare Europen!

Te dashur miq, sot mediat njoftuan mbytjen e radhes te nje pushuesi ne Velipoje, mbytja e trete kjo ne pese ditet e fundit ne brigjet e vendit. Kjo ishte viktima e 21-te e ketij sezoni turistik ne ujerat e brigjeve te detrave tona, sikur te ishin brigjet e askujt.

Me viktimen e sotme numri i pushuesve qe u mbyten vetem ne ujerat e brigjeve te detrave te vendit kete sezon turistik, kalon me mbi kater here numrin e pushuesve te mbytur ne te gjitha brigjet e detrave te Europes. Kjo shifer e paregjistruar kurre me pare ne Shqiperi, deshmon keshtu se brigjet tona jane brigje te nje vendi pa shtet, brigje ne te cilat, pavaresisht nga taksat qe paguajne pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgje dhe, kunder rrezikut qe paraqet uji, nuk investohet qofte dhe nje qindarke nga qeveria apo bashkite per shpetimin e njerezve ne rrezik mbytje.

Duke shprehur ngushellimet familjes se viktimes se radhes dhe familjeve te te gjitha viktimave qe u mbyteb kete vere pa patur asnje lloj ndihme te shpejte shpetimi, denoj si te papergjegjshme dhe kriminale qendrimet e qeverise dhe vet Norieges per mungesen e plote te ndihmes ndaj rrezikut te njohur qe ejziston per jeten e pushuesve qe lahen ne ujerat e brigjeve tona! Sb?, shkruan Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga