Connect with Us

Nga Lutfi DERVISHI/ Prapë e mbyti babai vajzën…?!

Aktualitet

Nga Lutfi DERVISHI/ Prapë e mbyti babai vajzën…?!

Publikuar

-

Dy vjet më parë saktësisht në 10 gusht në portale u shfaq “lajmi” se një baba në plazhin e Dubait e la vajzën të mbytej pasi nuk lejoi që ta prekinin meshkuj të tjerë (rojet e shpëtimit)….

Këto ditë ky “lajm” është rikthyer dhe botuar edhe në portale që nëse nuk i quan dot serioze pa dyshim që janë të rëndësishme për nga audienca që kanë. Çudi që janë rikthyer këtij lajmi këtë fundjavë se nuk është se kemi qenë keq për lajme. Zjarr, aksidente, madje ra edhe shi!

Ngjarja me tituj nga më trishtues (nëse ka ndodhur i takon shekullit të kaluar). Ndryshe nga vera që me kalimin e kohës bëhet më e mirë. Lajmi me kalimin e ditës nuk është më lajm! Edhe pse ribotohet pas dy vjetësh në portalet në Tiranë, pyetja kryesore KUR ka ndodhur kjo ngjarje mungon?!

Lajmi (pothuaj si 99.9999 e lajmeve është pa autor) por gjithsesi e sigurtë është se duhet të ketë marrë klikime.

Shënimi i botuar 2 vjet më parë

Klikimet 1 gazetaria 0

Një baba e lë vajzën 20 vjeçare të mbytet. Nuk pranon ta shpëtojnë rojet e plazhit sepse është i bindur se po ta prekin vajzën do ta çnderojnë. Pas ngjarjes babai është arrestuar nga policia. Ky është lajmi nga Dubai që u botua me shpejtësinë e dritës në shumë gazeta on-line. Në një prej portaleve lajmi ishte shkruar në mënyrë të tillë që të krijonte përshtypje se gazetari e kishte parë ngjarjen me sy dhe vajzën që luftonte për jetën dhe babanë që bëhet agresiv dhe shtyn me forcë rojet… Poshtë lajmit vijojnë komentet. Pothuaj 100% anonime. Opinionet nga më të ndryshmet. Nga personat që kërkojnë arrestimin e rojeve të plazhit se nuk kanë bërë detyrën tek deri tek varja në litar e “babait”.

Në mes të këtyre vendimeve ekstreme emëruesi përbashkët: feja e prapambetur islame. Nuk mbetet pas politika. Me këtë rast kujtohet se e keqja nis me anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen Islamike dhe fajtori për këtë ngjarje sipas një komentuesi është Sali Berisha! Çudia më e madhe zgjat 3 ditë, – thuhej dikur. Sot në epokën e internetit, çudia më e madhe zgjat deri tek “botimi” i lajmit tjetër. Lajmi tjetër është se kjo ngjarje ka ndodhur 20 vjet më parë. Ndryshe nga vera që sa më e vjetër aq më e shijshme, lajmi ka jetëgjatësinë e shkurtër. Dje, (para internetit) thuhej se lajm është çdo gjë që nesër nuk është më lajm.

Lajmi “pozitiv” është se portalet në Tiranë nuk shkruan “ekskluzive”. Duket për çështje “nderi” nuk shkruan as nga e kanë marrë dhe përkthyer me Google Translate! Ngushëllimi është fakti se nuk është vetëm media on-line në Shqipëri që ka botuar lajmin. Janë edhe portale të huaja.

Në kohën e cunamit informativ, është e pashmangshme që të bësh gabime, madje edhe gafa. Por ajo që bën dallimin është: korrigjimi. Nuk gabojnë vetëm portalet pa përvojë dhe pa gazetarë, gabojnë edhe media që janë etalon i cilësisë.

LEXO EDHE:  Nga Andi MUHAMETAJ/DITA TIPIKE E NJË SERVILI

Më pak se një vit më parë Nju Jork Times, botoi një “korrigjim” sepse kishte bërë një gafë. Gazeta i kërkoi ndjesë sepse kishte cituar Kanye West (bashkëshorti i Kim Kardashian) nga një intervistë që kishte dhënë për radion wGYN në Çikago. Citimet ishin marrë nga një website satirik. E vërteta, radio nuk ekzistonte dhe intervista ishte e sajuar”. Asnjë portal në Shqipëri nuk kërkoi ndjesë madje as nuk botoi sqarim. Të paktën ndjesë anonimëve që morën mundimin të komentojnë dhe të analizojnë “lajmin”.

Një nga 5 pyetjet bazë në raportimin e një ngjarje është pyetja kur? Madje në çdo lajm rekomandohet të jetë në paragrafin e parë. Kur ka ndodhur kjo….? Nëse ka ndodhur 20 vjet më parë ka lidhje me historinë, arkeologjinë…. por jo me gazetarinë.

“Një polic është i mirë nëse ka informatorë të mirë, – është një thënie në serialin amerikan “The ëire”. Në analogji me gazetarinë, një gazetar i mirë është ai që ka burime të mira informacioni. Janë me dhjetëra çdo ditë, “lajme” të prodhuara nga zëdhënësit në rastin më të mirë dhe nga fantazia në rastin më të keq. Dhe në mungesë të burimeve të informacionit,një pjesë e titujve kanë lidhje me shkrimin po aq sa ka lidhje byreku me kekun…

Gjithsesi situata nuk është pa shpjegim. Portalet nuk kanë staf të mjaftueshëm për të kontrolluar dhe verifikuar çdo informacion. Në kushtet kur duhet të shfaqin 100 apo më shumë lajme në ditë, afërmendsh që gabimet do të ndodhin.

Por më shumë se mungesa e fuqisë punëtore, gafa të tilla ndodhin për shkak të etjes për klikime. Edhe portale serioze kanë rënë në grackën e pornografisë sepse shohin se aty ka shumë klikime dhe madje duket se më shumë klikime ka tek lajmet e tipit: “babai lë vajzën të mbytet…” Dhe fajtorë për këtë gjendje nuk janë vetëm portalet. Nëse nuk do të lexojmë më portale që bëjnë qimen tra dhe qullin me qime, nëse nuk do të klikojmë lajme vetëm për se ka foto lakuriq, ndoshta në këtë mënyrë krijohet hapësirë për të vërtetën lakuriqe.

Dhe për këtë të vërtetë, duhen gazetarë dhe redaktorë. Në internet gjen programe falas (jo vetëm thjesht google) për të kontrolluar nëse informacioni apo foto/videoja është e vërtetë. Në çdo minutë, janë dhjetëra orë video që ngarkohen në Youtube, mijëra postime në Facebook e Instagram. Por jo çdo gjë që fluturon, hahet. Një gazetari e mirë di të zgjedhë dhe të kontrollojë. Dhe prandaj besojnë në atë që lexojnë se mendojnë se është gatuar nga njerëz të zanatit! Një gazetari e mirë nuk mbytet në një pikë uji. Një gazetari e mirë nuk e mbyt tjetrin për herë të dytë, pas 20 vjetësh! Një gazetari e mirë kërkon ndjesë kur gabon. Në të kundërt shfaq arrogancën e pushtetit që ka. Pushtet që e merr nga njerëzit on line.

Deri më tani klikimet 1, gazetaria 0.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Qeveria e vazhdimësisë dhe e tepsisë

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/Çmontimi i gënjeshtrës për “frikën” nga zgjedhjet!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Dhunon vajzën e ish-gruan në mes të rrugës/  Arrestohet 45 vjeçari

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/Sherr me pasqyrën!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: