LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq/ Cila zonë ka mbetur pa energji elektrike?

13 Gusht 2017, 07:07, Aktualitet CNA

Si pasojë e motit të keq dhe shirave të dendur gjatë natës, zona e Divjakës ka mbetur pa energji elektrike.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, gjatë natës ka patur dëme të shumta, të cilat janë bërë shkak për ndërprerjen e energjisë.

Ndërkohë, grupet e punës kanë dalë në terren dhe po punojnë për të rregulluar defektet dhe rikthyer energjinë./CityNews

Lajmet e fundit nga