LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha, karrocieri që braktisi senatorët amerikanë

13 Gusht 2017, 15:52, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ?zhdukur? nga faqja e dheut, menjëherë pas zgjedhjeve të 22 korrikut, ku në një garë të manipuluar arriti të siguronte edhe për 4 vitet e ardhshme karrigen e selisë blu.

Një ditë më parë, zbarkuan nga Amerika disa nga senatoret republikanë, të cilët erdhën në Tiranë në një vapë përvëluese për të zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.

Pjesë e axhendës së tyre ishin padyshim edhe përfaqësues të opozitës, në krye të së cilës qëndron Lulzim Basha. Ky i fundit, në vend që të vraponte drejt selisë blu dhe të priste katër senatorët amerikanë, nuk e prishi terezinë, duke vijuar pushimet i qetë, në një nga plazhet e miliarderëve, ku ka vendosur të kalojë këto ditë të nxehta. Ndoshta shpesh do t?i duhet të udhëtojë drejt SHBA-ve për të takuar këta senatorë republikanë, që për t?i dhënë atë mundësi Basha duhet të lobojë dhe të paguajë jo pak.

Lulzim Basha ka humbur prej rreth një muaji, e në fakt ka nevojë për pak pushime, pas një periudhe tepër të ngjeshur politike që kaloi. Ai futi demokratët në çadër për tre muaj me radhë, në një moment të gabuar, dhe i braktisi ato më 18 maj, kur shkoi dhe u ul në prehrin e Edi Ramës, duke bërë marrëveshje me të. Pas humbjes katastrofike që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit, Basha vodhi turpësisht edhe garën brenda PD-së, duke manipuluar e falsifikuar zgjedhjet, dhe tashmë është fshehur.

Ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë vijnë dhe shqetësohen për problematikat e vendit tonë, kryetari i Partisë Demokratike preferon të nxihet në diell. Ai në fakt nuk u shqetësua aspak edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh u ?pushtuan? nga një sërë zjarresh nga i nxehti përvëlues. Teksa mbarë Evropa është solidarizuar me situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri, kreu democrat as e merr mundimin të pyes se ç?ndodh. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe dhe me amerikanët, timonieri apo karrocieri i PD nuk mund t?i ndërpresë pushimet për asgjë.

E në fakt më mirë që nuk i ka takuar, se me shumë gjasa do t?i çonte te miku i tij më i fundit, tek Edi Rama, të cilit po i lutet që ta mbajë në qeveri./CityNews

Lajmet e fundit nga