LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Refugjatja shqiptare vdes në qendrën e azilit në Gjermani

13 Gusht 2017, 07:17, Aktualitet CNA

Një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e azilit në Gjermani. Në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16 e 30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës.

Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me probleme mendore ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.

Sipas zjarrfikësve, personi që ka pësuar lëndime ka qenë një punonjëse e sigurimit aty, e cila ka provuar të ndihmojë banorët, transmeton albinfo.ch. Ajo është transportuar në spital pasi ka rënë në kontakt me gazin helmues të liruar nga zjarri.

Lajmet e fundit nga