LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E frikshme- Dalin në breg dy krijesa gjigante/ "Paralajmërojnë" tërmetet

13 Gusht 2017, 06:10, Aktualitet CNA

Cdo here kur këta peshq si gjarpërinj dalin në breg të detit, ato bëhen menjëherë lajm dhe frymëzojnë thashetheme.

Më 8 Gusht, një ditë përpara se një tërmet me magnitudë 6.6 të godiste Luzon, Filipine, dy gjarpërinj deti, peshq gjigantë që jetojnë në thellësi, dolën në ujërat e plazhit të një ishulli tjetër.

Sipas ?National Geographic? një prej tyre ishte 3.4 metra, ndërsa tjetri 4.2 metra i gjatë.

Këta lloj peshqish që përngjajnë me gjarpërinjtë gjendjen në ujëra të thella, deri në 1 mijë metra thellësi dhe shfaqja e tyre në sipërfaqe konsiderohet si diçka e rrallë.

Në të shumtën e rasteve, shkencëtarët përpiqen që të zbulojnë arsyen se përse ata dalin në sipërfaqje.

Prej kohësh besohet se gjarpërinjtë e detit dalin në breg përpara një tërmeti. Në 2011 -ën, pak kohë përpara tërmetit shkatërrues në Tohoku të Japonisë, shkencëtarët thanë se të paktën 20 të tillë dolën në breg.

Disa shkencëtarë kanë hedhur hipotezat se duke qenë peshq të ujërave të thella, ata mund të jenë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve kimike që ndodhin në ujërat e oqeaneve kur ndodh një tërmet.

Megjithatë të tjerë shprehen se ata nuk jetojnë në aq në thellësi sa për të ndjerë efektet dhe besojnë se bëhet fjalë thjeshtë për një rastësi.

Arsyeja përse këta peshq dalin në breg mbetet ende mister. Ajo që dihet është që në raste të ralla ata arrijnë të mbijetojnë, citon klan.

Lajmet e fundit nga