LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga shkatërruese, apo ilaçi çudibërës? Të vërtetat për Cannabis-in

13 Gusht 2017, 18:00, Aktualitet CNA

Përse është kaq i përhapur konsumi? Prej nga vjen? A është vërtetë një drogë e lehtë? A krijon varësi përdorimi i cannabisit? Konsumi i marijuanës i bën keq trurit? Si vepron në nivel psikologjik dhe të sjelljes? E vërtetë që të bën skizofren? Cilat janë ?llojet e reja? të cannabisit që po përhapen në tregun e drogës, dhe sa të rrezikshme janë? A është e vërtetë që të rinjtë janë më të rrezikuar? A mund të jetë vërtetë terapeutik cannabisi apo derivatet e tij?

Për disa është një mënyrë shkëputjeje nga realiteti, për shumëkënd një rrezik për shëndetin fizik dhe mendor, mbi të gjitha për të rinjtë. Për të tjerë është një kurë e mundshme inovative për sëmundje të ndryshme: ja rezultatet e kërkimeve më të fundit për bimën më të njohur dhe të diskutuar të botës

Cannabis-i është përdorur nga njeriu qysh prej lashtësisë, në mënyra të ndryshme, mes të cilave prodhimi i pëlhurave, litarëve, plehut, letrës dhe në kohë më të fundit, lëndëve plastike, bojërave dhe karburanteve. Cilësitë e saj psikoaktive (në gjendje të ndryshojë aktiviteti nmendor) janë të njohura prej kohësh. Në vitin 1800, konsumi i saj u përhap në Europë deri sa u bë modë, por në vitin 1937, pas një fushate të gjatë kundër kultivimit, u shpall e paligjshme, fillimisht në SHBA ku mori emrin nënçmues ?marijuana? (fjalë meksikane), dhe më pas, në pjesën më të madhe të vendeve të tjerë. Sot, në disa vende ka më shumë tolerancë për posedimin, përdorimin dhe kultivimin e cannabis-it, ndërkohë që në të tjerë vende ka legjislacion shumë të detajuar për përdorimin e saj, si në kanada, që e autorizon vetëm për qëllime farmakologjike?.

Pas fillimit të prohibicionizmit (1937), në pjesën më të madhe të vendeve lejohet kultivimi vetëm i cannabisit në bazë përqindje THC (më pak se 0.2%), që është përfshirë në Regjistrin Europian të Farave, për qëllime industriale. Megjithatë, kultivimi i paligjshëm i cannabisit, në nivel botëror kalon edhe atë të lulëkuqes së opiumit dhe fletëve të kokas. Në fakt, vlerësohet se hektarët e kultivuar për këtë qëllim mund të arrijnë në 942 mijë, prej të cilëve 47500 vetëm në Marok dhe 10 mijë në Afganistan, vendet prodhuese kryesore, të ndjekur nga Shqipëria dhe Pakistani?/bota.al

Lajmet e fundit nga