Connect with Us

10 gjëra që nuk duhet t’i bëjmë asnjëherë nëpër dasma

Aktualitet

10 gjëra që nuk duhet t’i bëjmë asnjëherë nëpër dasma

Publikuar

-

Sezoni i dasmave përveç se është shumë i bukur është edhe një stres i madh për femrat. Ndonjëherë një ditë shumë e rëndësishme mund të na prishet për disa gabime të cilat nuk duket t’i bëjmë kurrsesi. Për t’ia kaluar sa më mirë dhe për t’u ndjerë të bukura ndiqni këshillat e mëposhtme.

1.Mos flini vonë gjatë natës sepse të nesërmen do të keni një pamje të lodhur të fytyrës.

2.Mos hani ushqim shumë të rëndë sepse mund t’iu fryjë barkun dhe të humbisni linjat e trupit.

3.Mos pini alkool para dasmës, do t’iu dëmtojë shëndetin dhe nuk do mund ta shijoni siç duhet festën e dasmës.

4.Mos provoni produkte rë reja kozmetike, pasi mund t’iu bëjnë reaksion duke iu lënë shenja në fytyrë. Më mirë veproni me siguri duke përdorur produktet që i njihni mirë.

LEXO EDHE:  Aty ku kamerat s’u lejuan!/ Ja çfarë ndodhi brenda festës private të çiftit mbretëror

5.Mos i prisni flokët një javë para dasme, prerja e flokëve mund t’iu privojë nga stilimi juaj i preferuar i flokëve.

6. Mos përdorni maska fytyre dy ditë para dasmës, në vend që t’iu bëjë më të bukura fytyra juaj mund të humbasë freskinë.

7. Mos harroni që të pini ujë. Trupi duhet të jetë sa më i hidratuar që të ndiheni të freskët për në dasmë.

8. Mos lëvizni me makinë gjatë gjithë kohës. Merrni kohën tuaj për t’u qetësuar.

9.Mos bëni shumë ushtrime fizike. Në vend që të ndiheni më mirë do të ndiheni të rraskapitur nga stërvitja.

10.Mos hani ushqime me ngjyra të errëta. Dhëmbët tuaj mund të humbasin shkëlqimin e fillimit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Publikuar

-

Nga

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Në përgjithësi, shtoi ajo, 57 për qind e mbi 18-vjeçarëve në 27 vendet e BE-së janë tani plotësisht të vaksinuar.

“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e të parëve në botë. Por, ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet”, tha von der Leyen.

Sipas saj, varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta, është duke u përhapur në kontinent dhe duke rritur normat e infeksionit.

“Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithëve – që kanë mundësi – të vaksinohen. Për shëndetin e tyre dhe për t’i mbrojtur të tjerët”, tha von der Leyen.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ “Dasma pa Nuse” e Lulzim Bashës!

LEXO EDHE:  32 vite në skenë/ Rrëfehet Altin Shira: Kam martuar shumë breza, shqiptarët kanë qenë më dorëlëshuar

Komisioni Evropian – i cili ka qenë përgjegjës për sigurimin e vaksinave për bllokun – ka vendosur më herët si synim vaksinimin e plotë të 70 për qind të të rriturve deri në fund të verës.

Më 10 korrik, von der Leyen ka thënë se BE-ja ka shpërndarë mjaft vaksina për të arritur atë nivel.

Në BE më shumë të vaksinuar sesa në SHBA

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 3.9 miliardë vaksina.

Koronavirusi ka prekur gjithsej mbi 194.9 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti final i OSBE-ODIHR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Publikuar

-

Nga

Raporti final i OSBE-OHDIR/ Lubonja: SPAK të hetojë pretendimet e opozitës

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në news 34, Lubonja tha se raporti, nuk ka ndikim kushtetues në vend, pasi përfundimet e saj vijnë në formën e sugjerimeve.

Sipas tij rol më se shumti në vend luajnë ambasadat, e ato, i kanë njohur zgjedhjet.

Lubonja vuri në pah, se SPAK duhet të hetojë pretendimet e ngritura nga opozita, por një gjë të tillë e gjykoi si të vështirë për të ndodhur.

“Qartazi OSBE nuk është një organizëm aq me peshë sa dhe të vendosë realisht politikat, ndryshimet. Jo vetëm që është organ i jashtëm, por edhe influenca e ndërkombëtarëve në Shqipëri, nuk është e lidhur me OSBE, por siç e dimë ambasada e SHBA, BE, të cilët paradoksalisht nuk pritet që ta japin këtë raportin për gjykim, por e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Ç‘vlerë ka kjo për korrigjim. Ne thellohemi, jo korrigjohemi. Sigurisht standardet janë të dyfishta të atyre që japin këto raporte. Në Austri ku ka qenë OSBE në Vjenë, vetëm 2 qendra votimi që u mbyllën më herët seç duhet dhe në një vend se s’kishte njerëz më, u ankuan dhe Gjykata Kushtetuese i ripërsëriti zgjedhjet. Këtu luhet loja e ambiguitetit. Pushteti vazhdon e korrigjim nuk ka. Nëse vazhdon minimumi 20 vjet kështu, edhe këta të OSBE duhet të vijnë dhe ta ta thonë më qartazi dhe prerazi.

Kur sheh raportin e OSBE, përsëri lind nevoja e hetimit. Patronazhistët dalin qartazi si shkelje e ligjit. Problemi është se cili do e hetojë. SPAK? Ky është problemi te ne. Kur s’ke institucione të hetojnë këta do të vijojnë kështu. Ai i SPAK s’duhet të marrë urdhra nga askujt. Nuk është hapur dosja e patronazhistëve asnjëherë. Ata shpejt thërritën Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun se kush ia dha. U treguan të gatshëm për të treguar se kush e spiunoi PS.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

Publikuar

-

Nga

‘Vrasje e dytë për viktimat’/ Nëna e 7-vjeçarit të vrarë në Gërdec e zhgënjyer me vendimin e gjykatës për Mediun

“Vendimi i Gjykatës ishte i turpshëm, për ne ka ardhur si një vrasje e dytë për ato viktima”. Me këto fjalë e komentoi për Euronews Albania, rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin Fatmir Mediu, Zamira Durda, nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit.

Znj. Durda tha se kanë kërkuar nga SPAK të ndryshojë akuzën ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për vrasje dhe korrupsion.

Sipas saj, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ish-ministri solli vrasjen e dhjetëra personave.

“Fëmija im ishte shtatë vjeç e gjysmë, nuk kishte lidhje me predhat, nuk kishte lidhje me punën, nuk kishte lidhje me asgjë. Ministri i Mbrojtjes kishte për detyrë ta mbronte, jo ta vriste. Dhe unë kam 14 vjet që i kërkoj institucioneve: përse fëmija im nuk jeton? Dua një përgjigje nga këto institucione. Shkaku, përse? Nuk e kam pasur të sëmurë; në 13 ka qenë në shkollë, në 15 nuk arrin të shkojë në shkollë prapë”, tha znj. Durda.

LEXO EDHE:  Video/ Aurela “ndez” skenën në dasmën e Turit dhe Orindës, shikoni çfarë bën

LEXO EDHE:  (Foto) VIP-at në dasmën e Orinda Hutës dhe Turi Hyskës/ Detajet e ceremonisë madhështore

Gjykata e Posaçme hodhi poshtë të martën, kërkesën për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit./Euronews

LEXO TE PLOTE