LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë dy "të fortët" e Lezhës/Me armë në duar kundërshtuan policinë

12 Gusht 2017, 17:41, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës ka zhvilluar sot një kontroll blic, për rritjen e parametrave të sigurisë publike, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale.

Për këtë qëllim nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore. Gjatë një kontrolli të tillë gjatë ditës së sotme në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, shtetasit Gjovalin Kola, 25 vjeç i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, 36 vjeç kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që t?i kontrollin.

Policia i ka vënë në pranga të dy personat që rezultojnë me precedent të mëparshëm kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./CityNews

Lajmet e fundit nga