KLSH, kamzhiku korruptiv i Bujar Leskajt – CNA
Connect with us

Aktualitet

KLSH, kamzhiku korruptiv i Bujar Leskajt

Publikuar

-

Ka disa publikime të ditëve të fundit në media, të cilat flasin në lidhje me një kontroll të viteve të shkuara ndaj një kompani private, të birrës “Peja”. Një kontroll, i cili flet se ka pasur problematika të caktuara. I përket të kaluarës, por mesa duket ai kontroll nuk ka qenë ashtu i vërtetë, siç dhe pretendohet, pasi gjithçka është sqaruar me disprocedura ligjore, duke çuar në një përfundim të thjeshtë. Kontrolli Lartë i Shtetit ishte përdorur në atë kohë për interesa klienteliste dhe korruptive, që vinin nga pronarë dhe konkurrentë apo prodhues të tjerë birrash.

Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, kur dikush është i madh dhe ka një kompani private përdor shtetin dhe institucionet e tij, ose për interesa krejtësisht personale, pra për ta shfrytëzuar për mos pagim taksash, përfitim licensash, lejesh ndërtimi etj, ose nga ana tjetër për ta përdorur si kamzhik ndaj rivalëve në treg. Në rastin tonë duket se turpësisht është përdorur Kontrolli i Lartë i Shtetit, një institucion që duhet të jetë mbi palët, që duhet të lexojë të vërtetën, të japë fakte dhe prova.

Por, në këtë rast nuk është përdorur për të vërtetën, për fakte dhe prova dhe për të zbuluar abuzimet, por në këtë rast është përdorur si kamzhik e disa interesave klienteliste dhe korruptive. E kur KLSH , pra Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni nga më të rëndësishmit në vend, përdoret për të goditur konkurrencën, për të nxjerrë dikë nga tregu, atëherë vaj hallit se çfarë na ka ngelur. Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtuar nga Bujar Leskaj pretedohet se është një institucion i pavarur dhe serioz, por në fakt duket të jetë krejt ndryshe. Krejt ndryshe sepse Bujar Leskaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përdoren dhe keqpërdoren për afera korruktive dhe veprime si ky, që ne kemi lexuar këto ditë në shtyp.

Pra, Kontrolli i Shtetit shkon dhe sulmon një kompani, sepse i intereson një kompanie tjetër apo një konkurrenti tjetër. Po çfarë ndodhi, rreth një javë më parë ne publikuam një shkrim në lidhje me disa publikime dhe shpenzime të kota që bënte KLSH për të nxjerrë në media disa raporte, disa raporte të pavlera që nuk i duheshin askujt.

Raportet u publikuan dhe më pas u ndalën, vetëm një ditë i pamë. Po çfarë ndodh, pas një jave gazeta ku u botuan këto raporte sulmon një kompani private, kuptohet për interesa krejtësisht të konkurrencës së saj. Por gazeta e një pronari të një kompanie birre dhe një kompani tjetër birre kanë punët e tyre, ata mund të përplasen, mund të debatojnë, mund të sulmojnë në media, mund të garojnë me produktet e tyre, po kjo është punë e tyre, është punë e konkurencës, është punë e biznesit. Por kur KLSH-ja dhe Bujar Leskaj botojnë disa faqe gazete reklama të pavlera dhe pas një jave një kompani private sulmohet, tregon se Bujar Leskaj ka paguar me paratë e shtetit sulmin e kompanisë dhe është përdorur në mënyrë korruptive dhe klienteliste për të sulmuar një kompani private.

Pra shteti, një instutucion i pavarur i shtetit shqiptar, është përdorur për të sulmuar një komapni private dhe ka marër paratë e taksapaguesve për të paguar reklamën që më pas të sulmohet kompania. Konkurrenca midis dy palëve është shumë e egër dhe kjo është e vërtetë, në treg palët do rivalizojnë fort. Por kur shteti hyn në mes, kur një institucion i pavarur hyn dhe keqpërdor pushtetin dhe ligjin për përfitime personale ose jo, por duke u përdorur si kamzhik, kjo duket të jetë shumë dhe më shumë se sa kriminale.

Bujar Leskaj botoi reklamat në gazetë, nga gazeta doli kamzhiku dhe u sulmua një kompani private në një moment kur palët kanë një konkurrencë. Tashmë duket qartë, KLSH-ja nuk ka bërë gjë tjetër përveç se është përdorur për të ndërhyrë dhe për të prishur rregullat e tregut, për të bërë një pazar krejtësisht klientelist, korruptiv dhe personal. E nuk janë të pakta rastet, por janë me dhjetëra, që flasin për kontrolle dhe dosje kontrolli të mbyllura, apo dosje të pavlera që çohen në Prokurori për të bërë më shumë zhurmë se asgjë.

Pra, asgjë ka bërë Bujar Leskaj, çon dosje të cilat mbyllen. Ai pretendon dhe KLSH-ja se po invesigojnë dhe ka zbuluar korrupsionin e madh, në fakt është një vrimë në ujë, nuk kanë zbuluar asgjë. Dosjet mbyllen, ndoshta edhe për faj të Prokurorisë, por me shumë gjasa për faj të pazareve të KLSH-së sepse përdor dy standarte në punën e saj. Ka raste, janë me dhjetëra, kur raportohen afera korruptive të thella, skandale nëpër institucione, lokale, të cilat mbyllen në heshtje dhe dikush çohet në polici apo në hetim dhe bën zhurmë për hiçgjë dhe nga ana tjetër KLSH-ja na del dhe na hyn tani edhe në konkurencën midis bizneseve, duke krijuar favore ndaj një grupi të caktuar interesi.

E pra kjo është një pjesë e KLSH-s, institucionit të pavarur sot që ne flasim, por edhe në ditët në vijim do të sjellim fakte dhe prova, mbi shumë kontrolle dhe audite të bëra nga KLSH-ja, që flasin se si në mënyrë korruptive mbyllen dosjet hetimore, pra kontrollet kalohen nga aferat korruptive në çështje të lehta dhe mbyllen me disa këshillime. Ndërsa nga ana tjetër, atje ku ska asnjë gjë çohen në Prokurori, e pse ky standard i dyfishtë. Ashtu si në rastin e mësipërm, kamzhiku, kamzhiku, në këtë rast kamzhiku është paraja, kush jep para i mbyllet dosja, kush nuk sjell i shkon dosja në Prokurori.

Në qoftë se ka një institucion që duhet hetuar dhe duhet kontrolluar në Shqipëri, sot ndoshta është KLSH-ja, e cila me rastin e fundit është përballë një fakti, është kapur në flagrance, duke ndërhyrë në treg dhe duke ndërhyrë midis bizneseve dhe konkurrencës së tyre në mënyrë korruptive dhe duke krijuar një aferë të pastër klienteliste për qëllime përfitimi personale ose jo të një individi, por të një grupi të padiskutueshëm interesi.

Gjithsesi, ne në ditët në vijim do të sjellim të tjerë detaje, jo vetëm për rastin konkret që është një rast tepër flagrant, por edhe për ato raste kur një dosje hapet dhe një tjetër mbyllet, kuptohet gjithmonë pas pagesave që bëhen nëpër zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili sot drejtohet nga Bujar Leskaj, ish-ministër i Berishës, tashmë kreu i KLSH-së./CityNews

Çmenduria e KLSH/Miliona lekë për reklama nga taksat e shqiptarëve

Aktualitet

Frikë nga grupet kriminale, Olldashi: Jetën na e jep Zoti, nëse kanë diçka le ta bëjnë

Publikuar

-

By

Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se vetmja mënyrë për t’u mos u frikësuar nga grupet kriminale është publikimi i materialeve si audio-përgjimi me Agron Xhafajn.

Vetëm fakti kur mendon që grupe të fuqishme kriminale mund të jenë të lidhura me Policinë dhe me shtetin sigurisht që mund të jesh në rrezik. E vetmja gjë që mund t’i shmangesh rrezikut sigurisht është të publikojmë atë që bëjmë. Nuk ka një mënyrë tjetër. Nëse unë shantazhohem sot nga këto grupe kriminale, i bie pas 3 vjetësh të ndërroj profesion. Ata po merren me jetën time personale. Le të merren. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Le të merren. Siguria fizike është një element pastaj…jetën na e ka dhënë Zoti dhe Zoti na e merr. Nëse kanë diçka për të bërë le ta bëjnë”, – tha gazetari Olldashi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dorëzimi i Agon Xhafajt në Itali/ Gazetarja zbulon detaje nga Roma

Publikuar

-

By

Mbrëmjen e sotme në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në Ora News, po trajtohet tema: “Nën presion, do të fitojë gazetaria apo qeveria?”.

Në një lidhje direkt nga Roma, korrespondentja e “Ora News”, ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me dorëzimin në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas korrespondentes, ka një kontradiktë pasi vëllai i ministrit të Brendshëm, ka hyrë në territorin italian si Agron Xhafaj, ndërsa atje rezulton i dënuar si Geron Xhafaj. Më tej ajo shtoi se është shumë e vështirë për shkak të ligjit, që të zbulohet se në cilin burg ndodhet. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Daja: Nuk kemi detyrim rezultati, primare politikat tona

Publikuar

-

By

Skënderbeu do të mbyllë një sezon triumfues, me titullin kampion të siguruar tre javë përpara fundit dhe finalen e Kupës për t’u luajtur të dielën. Ndeshja festive e kampionatit për korçarët do të jetë ajo ndaj Vllaznisë, e nëse bardhekuqtë nuk kanë qëllim rezultati, situata është krejt tjetër për shkodranët. Trajneri Ilir Daja në prag të këtij takimi tregohet i sinqertë, duke deklaruar se skuadra e tij është e zhveshur nga detyrimi i rezultatit.

“Kam dëgjuar komentet për paraqitjen tonë në javët e fundit dhe dua të them se nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër. Thjesht kemi politikat tona. Po ju them që, nëse do ta kishim mbyllur kampionatin që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t’u kishim dhënë minutazh lojtarëve të aktivizuar pak gjatë kampionatit, por edhe të rinjve, të ardhur nga Skënderbeu U-19. Ne kemi politikat tona. Jemi pezulluar nga UEFA dhe duhet të menaxhojmë si duhet situatat, qoftë edhe duke u përgatitur për një ndryshim të agjendës. Ky grup lojtarësh është i zhveshur nga rezultati, sepse kampionati është mbyllur. Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që po riformatohet nga porta deri te sulmi”, tha Daja.

Aly Sowe është ende në garë për çmimin e “Këpucës së Artë”, megjithatë trajneri zbulon se sulmuesi nga Gambia është në dyshim për shkak të një dëmtimi.

“Në Gjirokastër luajti Sowe, sepse nuk donim t’ia hiqnim të drejtën e finalizimit të asaj që ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Pastaj, Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëve, por edhe të rinjve. Kemi për detyrë të realizojmë objektivat primarë, siç ishte titulli kampion, apo kalimi në grupet e Ligës së Europës”, tha trajneri i bardhekuqve.

Gjendja e qetësisë pas titullit të fituar mund të ndikojë në një ulje eventuale të ritmit në kuadër të finales dhe pikërisht kësaj i druhet edhe trajneri Daja.

“Me shumë kurajë, përtej modestisë, them se bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë ekip shqiptar. Duam edhe Kupën e Shqipërisë dhe kemi frikën se lojtarët ndoshta nuk do të kenë ritmin e duhur. Formacioni për nesër? Asnjë nga lojtarët nuk e di se kush do të luajë ndaj Vllaznisë”, mbylli deklaratën e tij trajneri Daja. /SS

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Fashion00:00 - 23 May, 2018

Foto/ Modelet e pantallonave që ju duhen për këtë verë

Erdhi koha të vishni pantallona të shkurtra dhe jo nga ato të vjetrat që keni në dollap. Këtë vit stilistët...

Kryesore Show Biz23:50 - 22 May, 2018

Era arrin majat e suksesit/ Do këndojë në krah të Will Smith dhe Nicky Jam

Era Istrefi do na bëjë dhe një herë krenarë të gjithëve! 25 maji është data e madhe kur Will Smith...

Kryesore Show Biz23:40 - 22 May, 2018

Fotografohet babai i Meghan pak ditë pas operacionit në zemër/ Ka diçka që nuk shkon

Nuk e shoqëroi të bijën në dasmën e saj pasi tha se ishte keq me shëndetin. Por babai i Meghan...

Aktualitet23:37 - 22 May, 2018

Frikë nga grupet kriminale, Olldashi: Jetën na e jep Zoti, nëse kanë diçka le ta bëjnë

Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se vetmja mënyrë për t’u mos u frikësuar...

Kryesore Show Biz23:30 - 22 May, 2018

‘Je në mendjen time gjatë gjithë kohës’/ Dedikimi i reperit shqiptar për…

Të gjithë e dinë fiksimin e reperit Noizy pas këngëtares Rihanna, por ende nuk e dimë se cila është ajo...

Kryesore Show Biz23:20 - 22 May, 2018

Këngëtari shqiptar ndryshon emrin e tij artistik/ ‘Nga tani e tutje më thërrisni…’

Albert Stanaj është këngëtari shqiptar i cili po korr sukses në arenën ndërkombëtare. Ai deri tani ka publikuar disa këngë...

Kryesore Show Biz23:10 - 22 May, 2018

Aty ku kamerat s’u lejuan!/ Ja çfarë ndodhi brenda festës private të çiftit mbretëror

E gjithë bota mundi të ndiqte në kohë reale dasmën e shumëpërfolur mbretërore. Por nëse na u lejua të shihnim...

Aktualitet23:06 - 22 May, 2018

Dorëzimi i Agon Xhafajt në Itali/ Gazetarja zbulon detaje nga Roma

Mbrëmjen e sotme në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në Ora News, po trajtohet tema: “Nën presion, do të...

Kryesore Show Biz23:00 - 22 May, 2018

Vajza vini re!/ Princ Harry paska një kushëri më seksi se veten

Meghan Markle mund të jetë martuar me Princin Harry, por ëndrra jote për të hyrë në familjen mbretërore nuk ka...

Aktualitet22:53 - 22 May, 2018

Daja: Nuk kemi detyrim rezultati, primare politikat tona

Skënderbeu do të mbyllë një sezon triumfues, me titullin kampion të siguruar tre javë përpara fundit dhe finalen e Kupës...

Kryesore Show Biz22:50 - 22 May, 2018

Fansat e kritikojnë, Khloe Kardashian tregon trupin pas lindjes: E dini sa herë në javë stërvitem?

Khloe Kardashian është shfaqur sërish pas lindjes për të treguar trupin e saj. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”...

Fashion22:40 - 22 May, 2018

Ç’të blejmë këtë vit? / Modelet e rrobave të banjës që do t’i shihni gjithë verës

Sezoni i plazhit ka filluar zyrtarisht. Po kështu edhe misioni i gjetjes së rroba banjeve të duhura! Trendet ndryshojnë, kështu...

Aktualitet22:34 - 22 May, 2018

Gazetari lëshon “bombën”/ “Në trafik droge të përfshirë edhe … ”

Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje...

Aktualitet22:31 - 22 May, 2018

Bamir Topi merr në mbrojtje ministrin e Brendshëm: Problemi nuk është tek Xhafaj, por …

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur edhe tek audio-përgjimi i publikuar nga PD, i...

Life Style22:30 - 22 May, 2018

Mbani dietë?/ Hiqni dorë menjëherë pasi ju shkakton diabet

Nga të gjitha llojet e dietave ajo më e rrezikshmja është ajo që ka hapësira të mëdha mes vakteve. Ju...

Aktualitet22:03 - 22 May, 2018

Ish-ministri “shuplakë” Ramës/ Zbulon sekretin e shkarkimit të ministrave

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, teksa ka komentuar sjelljen e gazetares...

Aktualitet21:56 - 22 May, 2018

“PD e paaftë për të marrë pushtetin”/ Ish-nënkryetari demokrat tregon çfarë synon Basha

Ish-Presidenti i Republikës njëherësh ish-nënkryetar i Partisë Demokratike Bamir Topi, ka sulmuar Lulzim Bashën dhe partinë e drejtuar nga ai...

Aktualitet21:46 - 22 May, 2018

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtare. Sipas...

Aktualitet21:39 - 22 May, 2018

Përjashtimi i kritikëve nga PD/ Bamir Topi tregon kush fshihet pas këtij vendimi

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderit historik...

Aktualitet21:35 - 22 May, 2018

Audio-përgjimi i vëllait të Ministrit/ Ish-Presidenti tregon dyshimet e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, ku po diskutohet...

Aktualitet21:23 - 22 May, 2018

U akuzua si militante/ Ambrozia zbulon partinë të cilën mbështet

Gazetarja Ambrozia Meta, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ka reaguar për herë të parë pas jehonës...

Aktualitet21:05 - 22 May, 2018

Balla tallet keqazi me protestën e Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar protestën e opozitës, e lajmëruar se do të mbahet...

Aktualitet20:52 - 22 May, 2018

Nënkryetari i Parlamentit, paralajmëron Ramën: Dihet fundi i atyre që ti i merr në mbrojtje

Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, njëherësh nënkryetari i PD Edi Paloka, i është përgjigjur dhëmb më dhëmb kryeministrit...

Aktualitet20:51 - 22 May, 2018

Pas Britanisë, ja cili është vendi tjetër potent që rrezikon daljen nga BE-ja

Pas goditjes që i dha Britania me vendimin e saj për të dalë nga blloku, tani të njëjtën mund ta...

Aktualitet20:47 - 22 May, 2018

Çështja “Xhafaj”/ Gazetari nxjerr “bllof” Ramën

Gazetari Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Provokacia” në ABC News, ka komentuar skandalin e publikuar nga PD ku dyshohet...

Aktualitet20:46 - 22 May, 2018

Conte kalon orët e fundit në Londër, pritet zyrtarizimi i largimit

Antonio Conte po kalon orët e fundit të tij si trajner i Chelseat. Mediat angleze raportojnë se tashmë Abramovich e...

Aktualitet20:34 - 22 May, 2018

Ancelotti te Napoli, zyrtarizohet pas largimit të Sarrit

Carlo Ancelotti është vetëm një hap pranë rikthimit në Serinë A, ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit....

Aktualitet20:29 - 22 May, 2018

Fassone takon Bozzon, menaxherin e Moratës dhe Zazës

Milani është vënë seriozisht në kërkim të një bomberi, duke parë problemin me finalizimin në këtë sezon që sapo u...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Aksidenti i Rakipit/Vjen reagimi i parë nga LSI, si e komenton ish-ministri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për aksidentin e ndodhur sot, ku u përfshi deputeti i PDIU, Aqif Rakipi....

Close