Interi e mbyll fazën përgatitore me fitore / Mposht 1-0 Betisin (VIDEO) – CNA
Connect with us

Sport

Interi e mbyll fazën përgatitore me fitore / Mposht 1-0 Betisin (VIDEO)

Publikuar

-

Ashtu siç të gjithë prisnin, Interi e ka mbyllur fazën përgatitore me fitore. Ekipi zikaltër sot fitoi 1-0 kundër Betisit në Leçe. Takimi u vendos nga penalltia e sulmuesit Mauro Icardi, i cili nuk i fali spanjollët.

Ky qe suksesi i pestë radhazi për lojtarët e trajnerit Luciano Spalletti në miqësore. Takimi nuk ka qenë spektakolar dhe është kushtëzuar nga kushtet e vështira të fushës. Ka debutuar me fanellën e Inter Dalbert, braziliani i sapo blerë nga Nice.

LEXO EDHE:  Publikohet formacioni më i mirë i vitit/ Dominojnë Inter e Juve

https://www.youtube.com/watch?v=unOi4nlUF4o

Aktualitet

Daja: Nuk kemi detyrim rezultati, primare politikat tona

Publikuar

-

By

Skënderbeu do të mbyllë një sezon triumfues, me titullin kampion të siguruar tre javë përpara fundit dhe finalen e Kupës për t’u luajtur të dielën. Ndeshja festive e kampionatit për korçarët do të jetë ajo ndaj Vllaznisë, e nëse bardhekuqtë nuk kanë qëllim rezultati, situata është krejt tjetër për shkodranët. Trajneri Ilir Daja në prag të këtij takimi tregohet i sinqertë, duke deklaruar se skuadra e tij është e zhveshur nga detyrimi i rezultatit.

“Kam dëgjuar komentet për paraqitjen tonë në javët e fundit dhe dua të them se nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër. Thjesht kemi politikat tona. Po ju them që, nëse do ta kishim mbyllur kampionatin që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t’u kishim dhënë minutazh lojtarëve të aktivizuar pak gjatë kampionatit, por edhe të rinjve, të ardhur nga Skënderbeu U-19. Ne kemi politikat tona. Jemi pezulluar nga UEFA dhe duhet të menaxhojmë si duhet situatat, qoftë edhe duke u përgatitur për një ndryshim të agjendës. Ky grup lojtarësh është i zhveshur nga rezultati, sepse kampionati është mbyllur. Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që po riformatohet nga porta deri te sulmi”, tha Daja.

LEXO EDHE:  Publikohet formacioni më i mirë i vitit/ Dominojnë Inter e Juve

Aly Sowe është ende në garë për çmimin e “Këpucës së Artë”, megjithatë trajneri zbulon se sulmuesi nga Gambia është në dyshim për shkak të një dëmtimi.

“Në Gjirokastër luajti Sowe, sepse nuk donim t’ia hiqnim të drejtën e finalizimit të asaj që ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Pastaj, Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëve, por edhe të rinjve. Kemi për detyrë të realizojmë objektivat primarë, siç ishte titulli kampion, apo kalimi në grupet e Ligës së Europës”, tha trajneri i bardhekuqve.

Gjendja e qetësisë pas titullit të fituar mund të ndikojë në një ulje eventuale të ritmit në kuadër të finales dhe pikërisht kësaj i druhet edhe trajneri Daja.

“Me shumë kurajë, përtej modestisë, them se bëmë atë që nuk e ka bërë asnjë ekip shqiptar. Duam edhe Kupën e Shqipërisë dhe kemi frikën se lojtarët ndoshta nuk do të kenë ritmin e duhur. Formacioni për nesër? Asnjë nga lojtarët nuk e di se kush do të luajë ndaj Vllaznisë”, mbylli deklaratën e tij trajneri Daja. /SS

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Conte kalon orët e fundit në Londër, pritet zyrtarizimi i largimit

Publikuar

-

By

Antonio Conte po kalon orët e fundit të tij si trajner i Chelseat. Mediat angleze raportojnë se tashmë Abramovich e ka ndarë mendjen të zgjidhë kontratën me teknikun italian, ndërsa palët po negociojnë detajet.

Conte dhe Chelsea kanë një kontratë me dopio klauzolë, si në rast të prishjes së saj nga trajneri, ashtu edhe nga klubi, ndaj edhe vetë tekniku italian nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, ndonëse e ka të qartë se epoka e tij te blutë e Londrës nuk mund të zgjasë.

LEXO EDHE:  Publikohet formacioni më i mirë i vitit/ Dominojnë Inter e Juve

Pavarësisht se fitoi titullin vitin e kaluar dhe Kupën FA këtë vit, Conte nuk arriti të ‘hyjë në zemrën’ e Abramovich, me manjatin rus që braktisi teknikun verën e kaluar, duke mos i sjellë në skuadër emrat që ai kërkoi.

Për momentin nuk ka ende një emër që pritet të pasojë Conten në stolin e Chelseat, ndonëse favorit mbetet spanjolli Luis Enrique, pasi Allegri vendosi të qëndrojë te Juve dhe Emery zgjodhi Arsenalin. /SS

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ancelotti te Napoli, zyrtarizohet pas largimit të Sarrit

Publikuar

-

By

Carlo Ancelotti është vetëm një hap pranë rikthimit në Serinë A, ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit. “Corriere Dello Sport” raporton se mes ish trajnerit të Bayernit dhe presidentit De Laurentiis është arritur akordi, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet sapo Sarri të largohet nga skuadra e kaltër.

Përpos negociatave për të vijuar bashkëpunimin me Sarrin, duket se De Laurentiis nuk ia ka dalë dhe menjëherë ka marrë kontakte me Ancelottin, që nga ana e tij ka dhënë garanci për të marrë drejtimin e Napolit dhe për ta çuar skuadrën drejt suksesit.

LEXO EDHE:  Publikohet formacioni më i mirë i vitit/ Dominojnë Inter e Juve

Pikërisht pas kësaj marrëveshjeje, De Laurentiis nuk ka kërkuar më publikisht qëndrimin e Sarrit, ndërsa ditën e djeshme bëri edhe një deklaratë të fortë, ku tha se koha që tekniku të konfirmonte qëndrimin, kishte skaduar.

Nga ana tjetër, tekniku aktual është në pritje të arritjes së marrëveshjes me Chelsean, për të marrë vendin e Contes, por klauzola prej 8 milionë eurosh ka bërë që tratativa të frenojë disi.

Gjithsesi, sipas ‘Corriere dello Sport’, dështimi i kalimit të Ancelottit te Napoli, mund të ndodhë vetëm në rast se Sarri i befason të gjithë dhe vendos të qëndrojë. /SS

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Fashion00:00 - 23 May, 2018

Foto/ Modelet e pantallonave që ju duhen për këtë verë

Erdhi koha të vishni pantallona të shkurtra dhe jo nga ato të vjetrat që keni në dollap. Këtë vit stilistët...

Kryesore Show Biz23:50 - 22 May, 2018

Era arrin majat e suksesit/ Do këndojë në krah të Will Smith dhe Nicky Jam

Era Istrefi do na bëjë dhe një herë krenarë të gjithëve! 25 maji është data e madhe kur Will Smith...

Kryesore Show Biz23:40 - 22 May, 2018

Fotografohet babai i Meghan pak ditë pas operacionit në zemër/ Ka diçka që nuk shkon

Nuk e shoqëroi të bijën në dasmën e saj pasi tha se ishte keq me shëndetin. Por babai i Meghan...

Aktualitet23:37 - 22 May, 2018

Frikë nga grupet kriminale, Olldashi: Jetën na e jep Zoti, nëse kanë diçka le ta bëjnë

Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se vetmja mënyrë për t’u mos u frikësuar...

Kryesore Show Biz23:30 - 22 May, 2018

‘Je në mendjen time gjatë gjithë kohës’/ Dedikimi i reperit shqiptar për…

Të gjithë e dinë fiksimin e reperit Noizy pas këngëtares Rihanna, por ende nuk e dimë se cila është ajo...

Kryesore Show Biz23:20 - 22 May, 2018

Këngëtari shqiptar ndryshon emrin e tij artistik/ ‘Nga tani e tutje më thërrisni…’

Albert Stanaj është këngëtari shqiptar i cili po korr sukses në arenën ndërkombëtare. Ai deri tani ka publikuar disa këngë...

Kryesore Show Biz23:10 - 22 May, 2018

Aty ku kamerat s’u lejuan!/ Ja çfarë ndodhi brenda festës private të çiftit mbretëror

E gjithë bota mundi të ndiqte në kohë reale dasmën e shumëpërfolur mbretërore. Por nëse na u lejua të shihnim...

Aktualitet23:06 - 22 May, 2018

Dorëzimi i Agon Xhafajt në Itali/ Gazetarja zbulon detaje nga Roma

Mbrëmjen e sotme në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në Ora News, po trajtohet tema: “Nën presion, do të...

Kryesore Show Biz23:00 - 22 May, 2018

Vajza vini re!/ Princ Harry paska një kushëri më seksi se veten

Meghan Markle mund të jetë martuar me Princin Harry, por ëndrra jote për të hyrë në familjen mbretërore nuk ka...

Aktualitet22:53 - 22 May, 2018

Daja: Nuk kemi detyrim rezultati, primare politikat tona

Skënderbeu do të mbyllë një sezon triumfues, me titullin kampion të siguruar tre javë përpara fundit dhe finalen e Kupës...

Kryesore Show Biz22:50 - 22 May, 2018

Fansat e kritikojnë, Khloe Kardashian tregon trupin pas lindjes: E dini sa herë në javë stërvitem?

Khloe Kardashian është shfaqur sërish pas lindjes për të treguar trupin e saj. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”...

Fashion22:40 - 22 May, 2018

Ç’të blejmë këtë vit? / Modelet e rrobave të banjës që do t’i shihni gjithë verës

Sezoni i plazhit ka filluar zyrtarisht. Po kështu edhe misioni i gjetjes së rroba banjeve të duhura! Trendet ndryshojnë, kështu...

Aktualitet22:34 - 22 May, 2018

Gazetari lëshon “bombën”/ “Në trafik droge të përfshirë edhe … ”

Gazetari Jetmir Olldashi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje...

Aktualitet22:31 - 22 May, 2018

Bamir Topi merr në mbrojtje ministrin e Brendshëm: Problemi nuk është tek Xhafaj, por …

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur edhe tek audio-përgjimi i publikuar nga PD, i...

Life Style22:30 - 22 May, 2018

Mbani dietë?/ Hiqni dorë menjëherë pasi ju shkakton diabet

Nga të gjitha llojet e dietave ajo më e rrezikshmja është ajo që ka hapësira të mëdha mes vakteve. Ju...

Aktualitet22:03 - 22 May, 2018

Ish-ministri “shuplakë” Ramës/ Zbulon sekretin e shkarkimit të ministrave

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, teksa ka komentuar sjelljen e gazetares...

Aktualitet21:56 - 22 May, 2018

“PD e paaftë për të marrë pushtetin”/ Ish-nënkryetari demokrat tregon çfarë synon Basha

Ish-Presidenti i Republikës njëherësh ish-nënkryetar i Partisë Demokratike Bamir Topi, ka sulmuar Lulzim Bashën dhe partinë e drejtuar nga ai...

Aktualitet21:46 - 22 May, 2018

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtare. Sipas...

Aktualitet21:39 - 22 May, 2018

Përjashtimi i kritikëve nga PD/ Bamir Topi tregon kush fshihet pas këtij vendimi

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderit historik...

Aktualitet21:35 - 22 May, 2018

Audio-përgjimi i vëllait të Ministrit/ Ish-Presidenti tregon dyshimet e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, ku po diskutohet...

Aktualitet21:23 - 22 May, 2018

U akuzua si militante/ Ambrozia zbulon partinë të cilën mbështet

Gazetarja Ambrozia Meta, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ka reaguar për herë të parë pas jehonës...

Aktualitet21:05 - 22 May, 2018

Balla tallet keqazi me protestën e Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar protestën e opozitës, e lajmëruar se do të mbahet...

Aktualitet20:52 - 22 May, 2018

Nënkryetari i Parlamentit, paralajmëron Ramën: Dihet fundi i atyre që ti i merr në mbrojtje

Nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, njëherësh nënkryetari i PD Edi Paloka, i është përgjigjur dhëmb më dhëmb kryeministrit...

Aktualitet20:51 - 22 May, 2018

Pas Britanisë, ja cili është vendi tjetër potent që rrezikon daljen nga BE-ja

Pas goditjes që i dha Britania me vendimin e saj për të dalë nga blloku, tani të njëjtën mund ta...

Aktualitet20:47 - 22 May, 2018

Çështja “Xhafaj”/ Gazetari nxjerr “bllof” Ramën

Gazetari Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Provokacia” në ABC News, ka komentuar skandalin e publikuar nga PD ku dyshohet...

Aktualitet20:46 - 22 May, 2018

Conte kalon orët e fundit në Londër, pritet zyrtarizimi i largimit

Antonio Conte po kalon orët e fundit të tij si trajner i Chelseat. Mediat angleze raportojnë se tashmë Abramovich e...

Aktualitet20:34 - 22 May, 2018

Ancelotti te Napoli, zyrtarizohet pas largimit të Sarrit

Carlo Ancelotti është vetëm një hap pranë rikthimit në Serinë A, ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit....

Aktualitet20:29 - 22 May, 2018

Fassone takon Bozzon, menaxherin e Moratës dhe Zazës

Milani është vënë seriozisht në kërkim të një bomberi, duke parë problemin me finalizimin në këtë sezon që sapo u...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Doni të jeni të pasur?/ Ja çfarë duhet të studioni

Nëse doni të keni një të ardhme të mirë dhe me të ardhura të larta, një studim tregon se cilat...

Close