LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

WhatsApp sjell risinë që me siguri nuk do ta përdorni

11 Gusht 2017, 18:50, Aktualitet CNA

Aplikacioni i Facebook, do të sjellë fotot me filtra për versionin e tij në Android, mësohet sipas raporteve nga Android Police.

Megjithatë opsionet e modifikimit të fotove me filtra gjendet në çdo aplikacion apo rrjet tjetër social, dhe shumica e  njerëzve të cilët transportojnë fotot e tyre me anë të WhatsApp e bëjnë pikërisht për shpejtësinë që ai ofron dhe mungesën e filterave.

Përdorimi i filterave për t?i bërë fotot e përdoruesve sa më të pëlqyeshme merr kuptim në platform të tjera si Facebook dhe Instagram ku përdoruesit mund t?i pëlqejnë apo shpërndajnë ato, por në Whatsapp opsioni duket se është pak i pakuptimtë.

Gjithsesi, për sa kohë që një opsion i tepërt nuk i prish punë askujt, Whatsapp mund ta shtojë atë./CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga