LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendasit i urrejnë turistët/ Zbuloni shtetin

11 Gusht 2017, 15:23, Aktualitet CNA

Imagjinoni veten duke ecur në rrugët e qytetit që po vdisnit ta vizitonit, dhe papritur shikoni në mur një shkrim me grafiti që lexon ?? Turistë ju jeni terroristë??.

Ju e injoroni, duke menduar se e ka bërë një person që ka një jetë të mërzitshme. Por pak më tutje lexon përsëri një shkrim që thuhet ?? Të gjithë turistët janë bastardë??

Pak më tutje lexoni: ?? Ndaloni së shkatërruari jetët tona??

Kjo gjë ndodh në Barcelonë.

Një vendas shprehet se vitet e fundit njerëzit janë bërë më agresivë ndaj turistëve, madje kanë filluar të bëjnë protesta kundër tyre, duke përdorur dhe shprehje si ??Turistë shkoni në shtëpitë tuaja??.

Arsyeja është se Barcelona është vendi i 20-të më i vizituar në botë, dhe vazhdon të thyejë rekorde për numrin e madh të turistëv. Vendi mbipopullohet dhe rrugët bëhen të pakalueshme nga vendasit.

Fluturimet me kosto të ulët, si dhe popullarizimin e platformave për ndarjen e shtëpive si AirBnB dhe Homeaëay, të cilat kanë tendencë të jenë më të lira se hotelet, kanë kontribuar në rritjen e numrit të turistëve./CityNews

Lajmet e fundit nga