LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me byzylykët elektronikë/Tërhiqet kompania private, do dorëzojë pajisjet

11 Gusht 2017, 21:17, Aktualitet CNA

Përfaqësuesit e kompanisë private, që ofron shërbimin e mbikëqyrjes elektronike, janë paraqitur sot në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, duke pranuar të dorëzojnë pajisjet. Gjithashtu, ata kanë lejuar grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë kolaudimin e pajisjet, së bashku me ekspertët e kompanisë.

Ministria e Drejtësisë për shkak të kompleksitetit të procesit, kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për të mbikëqyrur procesin e marrjes në dorëzim të këtyre pajisjeve dhe realizimit të procesit të kolaudimit nga grupi i punës.

Në përfundim të procedurës së kolaudimit, Ministria e Drejtësisë do të bëjë marrjen në dorëzim të këtyre pajisjeve, me qëllim garantimin e zbatimit të kontratës dhe realizimit të procesit të mbikëqyrjes elektronike sipas ligjit.

Ministria e Drejtësisë garanton se procesi i kolaudimit do të jetë i pandërprerë, me qëllim mos pengimin e funksionimit të ofrimit të shërbimit të mbikëqyrjes elektronike./CityNews

19:15 Aktualitet

Biznesi i 18 majit

Lulzim Bashës po i kërkojnë nga brenda vetë partisë së tij d...

Lajmet e fundit nga