LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoi për pushime me familjen/ Zhduket shetasi kosovar, emri

11 Gusht 2017, 06:14, Aktualitet CNA

Një 58-vjeçar kosovar, Halil Ismalji është shpallur i humbur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se Ismajli kishte ardhur me pushime me familjen në lagjen numër 13, Plazh.

Sipas autoriteteve të policisë, kosovari është 1.73 cm i gjatë dhe mban të veshur një bluzë ngjyrë gri dhe pantallona të zeza.

Sipas deklaratave të familjarëve, 58-vjeçari vuan nga skleroza dhe dyshohet që të ketë qenë ky shkaku i humbjes së tij.

Forcat e policisë kanë vënë në dispozicion edhe numrin e kontaktit 0694102217 për çdo informacion të ri./CityNews

Lajmet e fundit nga