LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mero BAZE/Mos e torturoni Lulzim Bashën!

11 Gusht 2017, 07:58, Aktualitet CNA

Ka një vërshim kërkesash ndaj Lulzim Bashës, të cilat mbartin të gjitha pas vetes nga një konspiracion.

Të parët, më të zellshmit janë kritikët e tij brenda partisë, që i janë qepur në këto ditë gushti ta gjejnë ku është fshehur dhe ta sjellin në selinë e SHQUP. Arsyeja për ta nxjerrë nga strofkulla e vet, nuk ngjan shumë e motivuar, pasi Rama akoma nuk ka nisur me qeverinë e re, ndërsa qeveria aktuale është e koalicionit Basha- Meta.

Nuk besoj se po të rrijë Basha tek selia dhe po të bëjë çdo ditë ndonjë deklaratë, zjarret nuk do të ndizen në pyje nga shqiptarët e papërgjegjshëm dhe as zjarrfikëset nuk do kenë më shumë sukses. Thjesht kjo është një verë, e cila nuk ka më temë politike për Lulzim Bashën.

Ai i konsumoi dy betejat e tij. Në të parën e mundi Edi Rama në të dytën mundi Ed Selamin. Tani prania e tij në selinë e SHQUP në këtë pikë vape nuk vlen për asgjë, përveçse për opozitarët e tij, të cilët duan ta kapin mos thotë ndonjë gjë gabim. Dhe ai e ka zgjidh këtë problem. Nuk flet fare. Ka ikur me pushime në hall të vet.

Të dytët janë ata që i kërkojnë të heqë ministrat teknikë nga qeveria. Edhe për këtë çështje ka një tufë akuzash. E para është, që mos-tërheqja e ministrave ngjan si një përpjekje për t?i çuar sinjal Edi Ramës për bashkëqeverisje. Të tjerë ankohen se po u merr fushën e opozitës LSI-ja, a thua opozita emërohet këtë javë e nuk ndryshon. Të tjerë kanë hall se mos këta ministrat bëjnë ndonjë lek, meqë janë në pushtet.

Arsyetimi formal i Bashës është se, ministrat do të paraqesin një raport për zgjedhjet, por vetë Basha nuk ka bërë asnjë ankimim zyrtar për zgjedhjet.

Ajo që unë kuptoj, është se Basha e ka më bezdi se ata që e kritikojnë, këtë punën e ministrave teknikë. Ai i vuri me shpresë se do të fitonte, dhe tani i kanë ngel në dorë. Në filozofinë e tij, ai e urren të bërit një punë dhe nuk do as t?i heqë, as t?u thotë ikni, as t?i lërë aty, as t?u thotë bashkëqeverisni. Thjesht e ka bezdi këtë temë dhe nuk do ta zërë në gojë.

Fakti që e bezdis dhe nuk flet për këtë, duket se ka ngjallur dyshime dhe këmbëngulje përse ata nuk ikin. Ata nuk kanë ku të ikin. Nuk ka kush t?i shkarkojë. Nuk ka kush t?i zëvendësojë. Ata do t?i keni në qeveri deri më 9 shtator, kur të formohet qeveria e re.

Disa prej tyre e ndiej që kanë më shumë bezdi se vetë kritikët, pse janë ministra, por nuk kanë çfarë të bëjnë. Por mbi të gjitha, Lulzim Basha e ka bezdi t?ia përmendësh këtë temë, pasi i kujtojnë 25 qershorin, dhe akoma më keq, krekosjen e 18 majit, kur doli si fitimtar nga negociatat me Edi Ramën. T?i kërkosh në këtë vapë llogari dhe për të vetmen trofe fitoreje që arriti para zgjedhjesh, është e pamëshirshme.

Ka dhe një valë të tretë kritikash ndaj tij, që i kërkojnë të bashkojë partinë, të rregullojë statutin, të garantojë që gabimet e tij nuk do përsëriten më etj. Këta të fundit janë dhe më të bezdisshëm akoma. Ai mezi ja doli t?i heqë nga partia duke e quajtur fitoren e tij personale më të madhe, ata duan t?i kujtojnë, se dhe 22 korriku është problem që duhet rregulluar. Lulzim Basha nuk mban kaq shumë ngarkesë dhe mos prisni të bëjë asgjë.

As do reagojë për situatën, as do merret me zjarret, as do merret me drogën, as do merret me kritikët e tij, as do merret me ministrat teknikë, as do merret me statutin e PD, as do merret me Kongresin dhe as me ekipin e ri. Nuk ka bërë ndonjë gjë në jetë, të bëjë gjithë këto gjëra për një muaj. Ai do bëjë atë që di të bëjë më mirë, t?i lërë problemet të rrjedhin vetë dhe të mos përballet me to. Ai vetëm për të mos u përballur me zgjedhjet, ishte gati ta linte PD jashtë tyre.

U desh mjeshtëria e Edi Ramës dhe karamelja e ministrave teknikë, ta gënjente dhe ta fuste në lojë. Tani mos i kërkoni më llogari dhe mbi të gjitha mos e torturoni t?i kërkoni të përballet me problemet. Është e sigurtë se nuk ka asnjë konspiracion në atë që po bën. Thjeshtë po fle!/CityNews

Lajmet e fundit nga