LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irani jep alarmin/ Vendi në rrezik, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri janë terroristë

11 Gusht 2017, 08:46, Aktualitet CNA

Zëvendësministri i Jashtëm për Europën dhe Amerikën i Iranit, Majid Takht Ravanchi ka dhënë alarmin se muxhahedinët që janë strhuar në Shqipëri kanë kryer krime. Në një intervistë për ?Albanian Daily News?,Ravanchi u shpreh se ata janë një kërcënim për vendin e tyre, dhe të tillë janë edhe për Shqipërinë.

Sipas tij, kjo organizatë që është në Shqipëri është përgjegjëse për vrasjen e  17.000 iranianëve të pafajshëm dhe se asgjë nuk mund ta fshehë këtë fakt.

Vendi ynë deri më tani vendi ynë ka strehuar 2 mijë muxhahedinë, që ndiqen  nga regjimi në Iran. Ato kanë ardhur ne Shqipëri me grupe, e ndërsa janë strehuar në vende të ndryshme në Tiranë.

?Terrorizmi nuk duhet të tolerohet nga asnjë vend. Terrorizmi është kërcënim, është një rrezik jo vetëm për një apo dy vende. Ai është kërcënim për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ky fakt duhet kuptuar nga të gjithë. Së dyti, ne nuk njohim terroristë të mirë apo të këqij.

Të gjithë terroristët janë të rrezikshëm, sepse ata nuk duan të shikojnë t?u ndodhin gjëra të mira njerëzve. Dallimi midis një terroristi të mirë apo të keq, mendoj se të keqdrejton përfundimisht.

Nuk duhet të pranojmë ndonjë nocion që do të kategorizonte një terrorist të mirë kundrejt një terroristi të keq, organizatave të mira terroriste kundrejt organizatave te këqija terroriste.

Organizata të cilës i referoheni ka qenë përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 17.000 iranianëve të pafajshëm. Ky fakt duhet mbajtur mirë në mend. Asgjë nuk mund ta fshehë këtë fakt.

Kështu që, kushdo që merret me këta njerëz, duhet të njohin faktin se ata kanë kryer kaq shumë krime dhe se urrehen nga iranianët. Kjo është diçka që duhet mbajtur mend nga të gjithë ata njerëz që janë në kontakt me këtë grup? deklaroi ai për ?Albanian Daily News?./CityNews

08:11 Aktualitet

'Xhokeri' i PAN-it

Bindja e Behgjet Pacollit për t’u larguar nga koalicioni me ...

Lajmet e fundit nga