LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edukatorja dhunonte fëmijët/ Deklaratat shokuese të prindërve: I binin vetes me grushte

11 Gusht 2017, 06:35, Aktualitet CNA

Dëshmitë e prindërve kanë fundosur ish-edukatoren e kopshtit ?Diren?, Elona Turdiu, e cila u shpall e fajshme për veprën e konsumuar në dëm të tre fëmijëve të mitur.

Prindërit e të miturit R. A. kanë konstatuar sjellje shqetësuese te djali i tyre, si p.sh.: ?i binte vetes me grushte në kokë, trembej natën në gjumë, vendoste duart te veshët, kishte frikë nga errësira, trembej kur ata kërkonin ta përkëdhelnin, etj?.

Nisur nga këto simptoma ata janë shqetësuar dhe kanë dyshuar se këto sjellje ishin si pasojë e dhunës së ushtruar në kopshtin e tij. Ata kanë kontaktuar disa herë të pandehurën, duke i treguar për shenjat e djalit të tyre.

Ajo u ka mohuar që të kishte kryer sjellje ndaj fëmijës, duke u munduar që të justifikonte edhe sjelljet e saj në raport me fëmijët e kopshtit. Më pas ata kanë filluar të interesohen në mënyrë private për këtë edukatore dhe kanë mësuar se ajo kishte qenë e punësuar edhe në kopshte të tjera, por e kishin larguar nga puna për shkak të dhunës verbale, fizike dhe psikologjike që ushtronte ndaj fëmijëve.

Në muajin shtator të vitit 2015, në kopshtin e shtetases është regjistruar i mituri me iniciale A. K. Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopsht, është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe nga e pandehura, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, pickuar, gjuajtur me shkelma, bërtitur, fyer me fjalë ?kokëderr, kafshë? dhe mbuluar kokën me batanije, edhe pse mund të ishte vapë.

Mbas dy muajve, prindërit e tij kanë vënë re se ai ka filluar të shfaqë shqetësime të ndryshme, duke u zgjuar disa herë gjatë natës, qarë dhe ul- ëritur pa shkak, si dhe në dy raste ata kanë konstatuar shenja dhune dhe konkretisht të nxira në kofshë dhe në shpinë. Në të njëjtën periudhë në kopsht është regjistruar edhe fëmija E. K.

Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopsht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe nga kjo shtetase, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në të gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe mbuluar kokën me çarçaf edhe pse mund të ishte vapë.

Mbas vajtjes në kopsht, fëmija ka paraqitur shqetësimet ndryshme si, trembje në gjumë gjatë natës dhe qarje pa shkak. Ajo nuk donte të shkonte në kopsht dhe u thoshte prindërve se aty i shkulnin flokët, i tërhiqnin veshin, e fyenin duke i thënë ?debile, kafshë, etj?./Panorama

Lajmet e fundit nga