LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nis spastrimet ndaj LSI/Grup pune për të verifikuar të punësuarit e kësaj partie që në 2013

10 Gusht 2017, 08:46, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama pas konfirmimit me votën e qytetarëve si timonieri i vetëm i vendit, ka nisur spastrime të bujshme në administratë.

Pak ditë më parë, Rama unanimisht vendosi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të Hipotekës e fill më pas të të gjithë drejtorëve të spitaleve, a thua se dështimi në shëndetësi dhe Hipoteka ka ardhur shkak i tyre.

Këto nuk janë spastrimet e vetme të Ramës, sigurisht lapsi i tij më së shumti rri mbi emrat e LSI të punësuar në administratë.

Gazeta Sot, nisur nga burimet e saj shkruan se gjatë muajit gusht, një grup pune i posaçëm është ngritur për të verifikuar karrierën e çdo punonjësi, sidomos të atyre që janë emëruar nga LSI.

Ky verifikim i punës së tyre nis që në vitin 2013 dhe synimi i këtij grupi pune verifikues pothuajse në çdo drejtori të LSI bëhet për të parë nëse emërimet janë bërë të ligjshme dhe nëse ka pasur ose jo abuzime me detyrën gjatë këtyre viteve.

Deri më tani mësohet se janë zbuluar shumë të punësuar me probleme me dokumentacionin, apo nuk kanë pasur arsimimin e nevojshëm, sidomos te Hipotekat apo te Burgjet, madje disa prej tyre siç shkruan e përditshmja Sot, kanë dhënë dorëheqjen.

Për sa i përket qarqeve, verifikimi po bëhet në 12 qarqet, por duhet thënë se Tirana është qarku kryesor, ku LSI ka pjesën dërrmuese të drejtorive.

Bashkë me katër ministritë e LSI, Ministria e Transporteve, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Integrimit, thuhet se institucionet e LSI që do preken nga spastrimet e Ramës janë, Posta Shqiptare, Hipotekat, KESH, Drejtoria e Transportit Rrugor, Shëndeti Publik, Autoriteti Rrugor, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare./CityNews

Lajmet e fundit nga