LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëse doni që lidhja juaj të funksionojë nuk duhet ti bëni këto gjëra

9 Gusht 2017, 22:00, Aktualitet CNA

Kush ka thënë që lidhjet janë të lehta me siguri ka parë shumë përralla kur ka qënë i vogël. Bota është e egër, dhe ashtu janë dhe njerëzit. Prandaj ju kemi listuar 5 gjërat që nuk duhen bërë kurrë në një lidhje, sigurisht nëse dëshironi ta mbani akoma atë lidhje.

1-Akuzimet fallco

Duke akuzuar partnerin tuaj për një gjë sado të vogël, sipas psikologut Tom Jordan këto akuzime transformohen në abuzime emocionale. Prandaj mos akuzoni më të dashurit tuaj, merreni me qetësi situatën.

2- Kaloni më shumë kohë me telefonin sesa me të dashurin

Mund të themi se është e vështirë për këdo të largohet nga pajisjet elektronike. Por djem dhe vajza, hiqini tutje telefonat dhe kushtojini më shumë rëndësi partnerit tuaj.

3-Ju përgjigjeni me tone të ashpra

Jo për çdo gjë është fajtor partneri juaj. Prandaj merrni frymë thellë dhe përgjigjuni ashtu siç ju pyet, dhe mendoni për pasojat që mund të vijnë më vonë.

4- Nuk përballon ndryshimin

Nëse do që të kalosh jetën me njeriun e zemrës, atëherë përgatitu për ndryshime drastike në jetën tënde, pasi jo çdo gjë do jetë siç ka qënë.

5-Nuk i bëni të ditur kufinjtë

Edhe njerëzit më të lëvizur kanë kufinjtë e tyre, ajo që duhet të bësh është ti vesh në dijeni ata. Në këtë mënyrë do jeni të dyja palët të qartësuara.

Lajmet e fundit nga