Connect with Us

Irlandë: Mrekullia e rikthimit të plazhit pas 30 vjetësh

Aktualitet

Irlandë: Mrekullia e rikthimit të plazhit pas 30 vjetësh

Publikuar

-

Në qytezën irlandeze Dooagh në ishullin Achill banorët i gëzohen sot rikthimit të plazhit, që u zhduk papritur 30 vjet më parë. Plazhi me rërën e rikthyer josh sërish më shumë turistë në këtë qytezë.

Atlantiku është i ashpër përreth ishullit Achill, në perëndim të Irlandës. Deti, thonë vendasit, karakterizon gjithçka këtu. Ata krenohen me plazhet dhe shkëmbinjtë e tyre, që janë më të thepisurit në Europë. E veçanërisht banorët e Achill krenohen për plazhin në qytezën Dooagh. Disa bëjnë fjalë sot për një mrekulli, që plazhi i zhdukur papritur para 30 vjetësh u rishfaq sivjet pak muaj më parë. Pikërisht në vendin e dikurshëm, që për tri dekada përbëhej vetëm nga shkëmbinj dhe gurë. Në vitin 1984 stuhi të fuqishme nga Jugu bënë që rëra të tërhiqet prej ujit. Ky rajon i vogël përjetoi një shok asokohe.
Zhgënjimi për zhdukjen e rërës

John McNamara, një banor i moshuar i Dooagh-së kujton shokun e përjetuar asokohe:„Ajo çfarë mbeti ishin vetëm gurë. Panorama nuk ishte më e bukur – ne nuk mund të ambientoheshim me të. Po ashtu ne ishim të zhgënjyer, sepse ne në Dooagh nuk mund të konkuronim më me pesë plazhet e tjera të bukura këtu në Achill.”

Sivjet papritur pak para Pashkëve gurët sërish u mbuluan nga rëra: era e pazakontë e fuqishme që vazhdoi për ditë të tëra nga Veriu e risolli rërën. Qysh atëherë John McNamara vjen çdo ditë të shëtisë këtu. „Këtu më kthehen kujtimet e fëmijërisë. Kur shëtis këtu, mendoj për ata që nuk janë më mes nesh në fshatin tonë. E pastaj oshëtima e detit, është krejt ndryshe kur dallgët përplasen në rënë e jo në shkëmbinj.”

LEXO EDHE:  Ekspertët paralajmrojnë rikthimin e SIDË-s

Rëra rikthen turistët
Në zyrën e turizmit të ishullit Sean Molloy dhe Emmet Callaghan i konsiderojnë këto kohë sot si historike. Ne e dimë, që gjatë 200 viteve të shkuara plazhii është zhdukur disa herë dhe është shfaqur sërish, thonë ata. Imazhet nga viti 1890 tregojnë, se nuk ka pasur plazh me rërë, por vetëm gurë. Sa kohë do të qendrojë kësaj radhe? Askush nuk e di. Sean dhe Emmet bëjnë sa të munden fotografi për të dokumentuar kohën e plazhit sot. Dhe ata duan të tërheqin sa më shumë turistë. Qëkurse plazhi është kthyer, është rritur numri i vizitorëve. Në fshat ata tregojnë, se kinezët pyesin për mrekullinë e plazhit të kthyer. Turizmi është krahas bujqësisë një burim i rëndësishëm të ardhurash prej dekadash në këtë zonë. Sean Malloy, menaxher turizmi në ishullin Achill, thotë: „Në vitet 50, 60 dhe 70 këtu në plazh u hapën disa hotele, restorante e pube. Vizitorët donin të ishin sa më afër plazhit. Kur ai u zhduk, në të gjithë fshatin ekonomia pësoi rënie. Ndërsa tani plazhi është sërish i pranishëm, kjo është një mrekulli.”

Banorët në Achill e mbështesin njeri-tjetrin dhe kalojnë së bashku kohën e lirë nëpër pube, por të moshuarit i shqetëson fakti, që të rinjtë largohen nga ishulli. Sidoqoftë John McNamara ashtu si dhe shumë të tjërë tani i varin shpresat tek plazhi i rikthyer, që e bën të njohur ishullin e tij në skajin më perëndimor të Europës dhe i jep fshatit të tij besim për të ardhmen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Riktheni vetbesimin

LEXO EDHE:  Ministri Klosi: I pamundur zhvillimi i turizmit pa një mjedis të pastër

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Avril Lavigne rikthehet me album pas 3 vitesh mungesë

LEXO EDHE:  Riktheni vetbesimin

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: