LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grusht vartësit në mes të rrugës/Policia shtrin në tokë kryeinspektorin (Video)

10 Gusht 2017, 21:08, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka ndaluar sot një kryeinspektor të mjedisit, pasi akuzohet për ?Goditje për shkak të detyrës?.

Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Ersid Hasanllari, 28 vjeç, pasi ka goditur vartësin e tij.

Ka qenë inspektori i mjedisit E. B., i cili ka bërë kallëzim ndaj kryeinspektorit Hasanllari.

Ky i fundit është ndaluar menjëherë nga blutë e qytetit bregdetar, pas inspektimit të pamjeve filmike dhe celularit

Njoftimi i policisë

Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale ?Goditja për shkak të detyrës?.

Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit :

Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, ka bërë kallëzim penal shtetasi E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, i cili ka kallëzuar penalisht shtetasin Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, sepse ky i fundit ka goditur shtetasin E. B., gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij.

Kryeinspektor Ersid Hasanllari ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se pse s?ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat.

Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Goditja për shkak të detyrës?, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga